Nishani dekreton kthimin për rishqyrtim të ligjit për KLSH


 
TIRANË, 23 Dhjetor/ATSH- I. Vata/-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, në mbështetje të neneve 85, pika 1 dhe 93, të Kushtetutës, dekreton për kthimin e ligjit nr. 154/2014 "Për organizimin dhe funksionin e Kontrollit të Lartë të Shtetit".
Presidenti Nishani arsyeton për  kthimit të ligjit nr. 154/2014për KLSH-në, duke argumentuar se "Në seancën plenare të datës 27 nëntor 2014, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ligjin nr. 154/2014 "Për Organizimin dhe Funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit". Ky ligj është paraqitur për shpallje më datë 4 dhjetor 2014. Në bindje të Kushtetutës së Shqipërisë dhe në ushtrim të së drejtës të parashikuar në pikën 1 të nenit 85 të Kushtetutës, kam vlerësuar se ky ligj i duhet kthyer për rishqyrtim Kuvendit mbështetur në arsyet dhe argumentet e mëposhtme".
Presidenti Nishani sjell argimentimin e institucionit të Presidencës, ku shprehet se "Në nenin 23 të ligjit nr. 154/2014 "Për Organizimin dhe Funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit" parashikohen rastet e mbarimit të mandatit dhe të shkarkimit të Kryetarit të këtij institucioni për të cilat shpreh rezervën se duhen rishikuar.
Ky qëndrim, mbështetet në vendimin nr. 212, datë 29.10.2002 të Gjykatës Kushtetuese, e cila ka vendosur "Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të paragrafit të parë e të katërt të nenit 14 të ligjit nr. 8270, datë 13.12.1997 "Për Kontrollin e Lartë të Shtetit", ndryshuar me nenin 7 të ligjit nr. 8599, datë 10.04.2000 "Për disa shtesa e ndryshime në ligjin nr. 8270, datë 23.12.1997 "Për Kontrollin e Lartë të Shtetit".
Gjykata Kushtetuese është shprehur qartë mbi pamundësinë  e vendosjes në ligj të kritereve specifike për mbarimin e mandatit apo shkarkimin e Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit pasi sipas saj, "Për funksionet kushtetuese të organeve, atë që nuk ka dashur ta bëjë Kushtetuta nuk mund ta bëjë ligji". /a.ke/
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Psikologia Mirjeta Pestisha: Krijoni hapësira për fëmijët tuaj dhe drejtojini në zgjedhjet e duhura