Nishani dekreton lirimin nga detyra të ambasadorit Spiro Koçi


Presidenti Bujar Nishani
TIRANË, 19 Nëntor/ATSH/.- Presidenti i Republikës, Bujar Nishani dekretoi të enjten lirimin nga detyra të Spiro Koçit, ambasador pranë Misionit të OSBE-së dhe organizatave ndërkombëtare në Vjenë, rezident. Dekretimi i lirimit të ambasadorit Koçi vjen pas dorëheqjes së tij nga ky post.
Në shkurt 2015, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati. i propozoi kryeministrit Rama një kandidaturë të re për ambasador në OSBE, e cila iu përcoll për dekretim Presidentit të Republikës, duke i kërkuar lirimin e ambasadorit Koçi.
Por, Kreu i Shtetit refuzoi ta dekretojë kandidaturën e ministrit Bushati. Ky i fundit në muajin shtator përmes një shkrese i njoftoi ambasadorit Koçi përfundimin e mandatit diplomatik në misionin e OSBE-së, duke i kërkuar të kthehej në Atdhe./a.s/ /a.g/

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ U ekstradua të mërkurën nga Turqia, Dritan Rexhepi në GJKKO për komunikimin e masës së sigurisë