Presidenti Bujar Nishani dekreton Alaudin Malaj, anëtar të Gjykatës së Lartë në vend të anëtarit Ardian Dvorani të cilit i kishte mbaruar mandate më datë 20 janar 2014.
"Në kandidaturën e zotit Alaudin Malaj, si një konkurrues që vjen nga radhët e gjyqësorit, vlerësova përvojën dhe vjetërsinë në profesion si dhe treguesit mbi përformancën e tij si gjyqtar dhe si drejtues gjykate." - thuhet në njoftimin e presidencës.
Dekretimi vjen pak ditë pasi Nishani zhvilloi takime konsultative me krerët e grupeve parlamentare. Këto takime nga kreu i grupit të PS-s1% u quajtën të vonuara dhe jo produktive.
Z. Malaj ka ushtruar profesionin e gjyqtarit të shkallës së parë për rreth 3 vjet dhe prej rreth 17 vitesh ushtron funksionin e gjyqtarit në gjykatë apeli. Prej muajit nëntor 2011 ai kryen edhe funksionin e Kryetarit të Gjykatës së Apelit Tiranë."
Dekreti kalon për votim në Parlament.
/Shqiptarja.com