TIRANE- Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka dekretuar transferimet e disa prokurorëve në Prokuroritë e Durrësit, Elbasanit, Tiranës, Fierit dhe Korçës.

Është dekretuar transferimi i prokurorit Elvin Gjokaj në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, ndërsa për prokurorin Gentjan Osmani është dekretuar transferimi në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Presidenti Nishani dekretoi gjithashtu transferimin e prokurorit Përparim Kulluri në Prokurorinë Për Krimet e Rënda Tiranë, të prokurorit Gentian Trenova në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, dhe prokurorit Përparim Vukaj në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Ndërsa një ditë më parë ka dekretuar emërimin e Bashkim Dedjas në detyrën e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)