Nishani dekreton Zaganjorin 
si kryetari i Gjykatës së Lartë

Nishani dekreton Zaganjorin  <br />si kryetari i Gjykatës së Lartë
TIRANE - Presidenti Bujar Nishani dekreton Xhezair Zaganjorin në postin e kryetarit të Gjykatës së Lartë.
 
"Bazuar në nenin 93 dhe 136, pika 1 dhe 2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Presidenti i Republikës SH.T.Z. Bujar Nishani dekretoi emërimin e zotit Xhezair Zaganjori, kryetar të Gjykatës së Lartë.Z. Xhezair Zaganjori është emëruar anëtar i Gjykatës së Lartë me dekretin nr.8065, datë 22.03.2013 të Presidentit të Republikës. Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, me vendimin nr. 5/2013 ka dhënë pëlqimin për emrimin e Z. Zaganjori, anëtar i Gjykatës së Lartë."- relacion për emërimin e Kryetarit të Gjykatës së Lartë.

Dekreti së bashku me atë të Fatos Lulos për postin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese u kaluan sot në mesditë në komisionin e Ligjeve.

ZAGANJORI BERI BETIMIN SI GJYQTAR I GJYKATES SE LARTE

Po sot Xhezair Zaganjori u betua sot si gjyqtar i ri, përpara trupës gjyqësore të Gjykatës së Lartë, në një ceremoni të organizuar në zyrat e kësaj gjykate.

Anëtari më i ri i Gjykatës së Lartë, u betua solemnisht se do t’i qëndrojë kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ligjeve në fuqi duke respektuar rregullat e etikës profesionale.

Prof.Dr. Xhezair Zaganjori, u dekretua nga Presidenti i Republikës si anëtar i Gjyktës së Lartë me datë 22.03.2013 e më pas mori pëlqimin dhe nga Kuvendi i Shqipërisë.
Zaganjori, emërohet si anëtar i Gjykatës së Lartë pas ushtrimit të detyrës së anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, prej vitit 2003-2013. Ka lindur më 09.03.1957 në Shkodër dhe është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës në vitin 1981. Që nga kjo kohë ai ka qenë lektor i së Drejtës Ndërkombëtare Publike, i të Drejtës Europiane dhe i të Drejtave të Njeriut në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës, në Shkollën e Magjistraturës dhe në Shkollën e Studimeve Europiane, Tiranë. Gjatë viteve 1992-1997 ka qenë Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Republikën Federale të Gjermanisë. Në vitin 1988 merr gradën shkencore “Doktor i Shkencave Juridike” dhe në vitin 2009 “Profesor”.

Në vitet 1998-1999 ka qenë bashkëpunëtor shkencor pranë Institutit Max-Planck, për të Drejtën Ndërkombëtare dhe të Drejtën Kushtetuese, në Heidelberg të R.F. të Gjermanisë. Që prej vitit 2001, është anëtar i Gjykatës së Pajtimit dhe Arbitrazhit pranë OSBE-së me seli në Vjenë. Prof.Dr. Xhezair Zaganjori është autor i një sërë botimesh shkencorë brenda dhe jashtë vendit, si dhe pjesëmarrës aktiv në Kongrese e Konferenca të ndryshme ndërkombëtare brenda dhe jashtë vend

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës