Nishani: Detyrë e ministrit Naço të
verifikojë dhe ndëshkojë gjyqtarët

Nishani: Detyrë e ministrit Naço të<br />verifikojë dhe ndëshkojë gjyqtarët
TIRANE - Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka reaguar lidhur me letrën e dërguar sot nga Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ku ky i fundit i paraqiste 25 shkelje konrete të ligjit nga ana e gjykatave ku kanë liruar kriminelët e arrestuar, ndërsa i kërkonte që të merrte masat ndaj togave të zeza.

Përmes një komunikate për shtyp, Nishani shprehet se shqetësimin e ngritur nga Tahiri do të ia kalojë ministrit të Drejtësisë Nasip Naço, për të verifikuar rastet në fjalë. Më tej sipas Presidentit, dikasteri që drejton Naço është institucioni i vetëm që njeh ligji për nisjen e procedimeve disiplinore për të gjitha shkeljet e konstatuara.

Pavarësisht se letra e dërguar nga Ministri Tahiri, krahas Presidentit, i është dorëzuar edhe Ministrisë së Drejtësisë, sërish kreu i shtetit shprehet se shkeljet në fjalë do të ia kalojë edhe Naços.

“Kabineti i Presidentit e siguron ministrin, se Institucioni i Presidentit të Republikës do ta përcjellë këtë ankim tek Ministri i Drejtësisë duke i kërkuar këtij të fundit të kryejë me shpejtësi të gjitha verifikimet e nevojshme dhe si autoriteti i vetëm që ligji njeh për fillimin e masave disiplinore ndaj gjyqtarëve që shkelin ligjin, të fillojë procedimin disiplinor për të gjitha rastet e konstatuara me shkelje.” thuhet në komunikatën për shtyp.

Më tej Nishani thekson se në këtë mënyrë mënyrë do të mund të ketë një koordinim më të mirë mes ministrave të qeverisë, lidhur me çështjet ligjore, ndërsa shton se është i gatshëm që këtë bashkëpunim ta lehtësojë me ndërmjetësimin e tij.

“Institucioni i Presidentit të Republikës do të dëshironte të shihte një koordinim dhe bashkëveprim të drejtpërdrejtë midis ministrave të qeverise për cështjet që ligji i ngarkon, por mbetet i gatshëm të angazhohet për ta lehtësuar këtë bashkëpunim të tyre.” shprehet Nishani

Nishani: Qeveria të paraqesë planin e reformës në drejtësi në konsultim me ndërkombëtarët
Në fund të komunikatës për shtyp, Presidenti nënvizon rëndësinë e reformës së drejtësisë në vend, ndërsa kërkon nga qeveria që të paraqesë një plan veprimi konkret, bazuar në rekomandimet dhe konsultimet me ndërkombëtarët.

“Institucioni i Presidentit të Republikës, duke e konsideruar reformën në drejtësi si një nevojë të madhe për qytetarët shqiptarë, nxit Qeverinë Shqiptare që në vijim të konkluzioneve dhe rekomandimeve të Konferencës se 6 Tetorit, të inicuar nga Presidenti, të paraqesë sa më parë një Platforme për këtë reformë dhe Planin e Veprimit për realizimin e saj. Te nise sa më parë konsultimin e saj me Komisionin e Venecias, Komisionin Evropian, misionet ndërkombëtare të SHBA dhe BE si dhe aktoret vendas, për të patur një rezultat konkret te kësaj reforme.” përfundon Presidenti Nishani

Më poshtë komunikata e plotë për shtyp e Presidencës:

Kabineti i Presidentit të Republikës u njoh sot me një informacion të Ministrit të Punëve të Brendshme drejtuar këtij institucioni në të cilin dënoheshin një sërë vendimesh të gjykatave të vendit.

Kabineti i Presidentit e siguron ministrin, se Institucioni i Presidentit të Republikës do ta përcjellë këtë ankim tek Ministri i Drejtësisë duke i kërkuar këtij të fundit të kryejë me shpejtësi të gjitha verifikimet e nevojshme dhe si autoriteti i vetëm që ligji njeh për fillimin e masave disiplinore ndaj gjyqtarëve që shkelin ligjin, të fillojë procedimin disiplinor për të gjitha rastet e konstatuara me shkelje.

Institucioni i Presidentit të Republikës do të dëshironte të shihte një koordinim dhe bashkëveprim të drejtpërdrejtë midis ministrave të qeverise për cështjet që ligji i ngarkon, por mbetet i gatshëm të angazhohet për ta lehtësuar këtë bashkëpunim të tyre.

Institucioni i Presidentit të Republikës, duke e konsideruar reformën në drejtësi si një nevojë të madhe për qytetarët shqiptarë, nxit Qeverinë Shqiptare që në vijim të konkluzioneve dhe rekomandimeve të Konferencës se 6 Tetorit, të inicuar nga Presidenti, të paraqesë sa më parë një Platforme për këtë reformë dhe Planin e Veprimit për realizimin e saj.

Te nise sa më parë konsultimin e saj me Komisionin e Venecias, Komisionin Evropian, misionet ndërkombëtare të SHBA dhe BE si dhe aktoret vendas, për të patur një rezultat konkret te kësaj reforme.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Më 15 tetor Shqipëria hap negociatat për grup kapitullin e parë, Spiropali: Sukses i merituar drejt anëtarësimit në BE

Më 15 tetor Shqipëria hap negociatat për grup kapitullin e parë, Spiropali: Sukses i merituar drejt anëtarësimit në BE