TIRANË – Presidenti Nishani dhe Presidenti i OSBE/ODIHR Wolfgang Grossruck. kanë ndarë sot të njejtin mendim se fushata zgjedhore në Shqipëri ka qenë nga më të mirat pasi ajo është bazuar në paraqitjen e alternativave dhe debatin për programet dhe ka shmangur në përgjithësi sulmet personale.

Nishani e ka pritur Grossruck në Presidencë, ku i ka vënë në dukje se mbështetja e OSBE/ODIHR-it për zhvillimin e zgjedhjeve në Shqipëri ka qënë e çmuar dhe Shqipëria i është mirënjohëse për ndihmën në përgatitjen e kuadrit ligjor për zgjedhjet duke shprehur bindjen në suksesin e këtyre zgjedhjeve.

Presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së Wolfgang Grossruck nga ana e tij i vlerësoi zgjedhjet si shumë të rëndësishme jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për rajonin ku Shqipëria ka një rol të rëndësishëm në stabilitetin e tij, duke shtuar se në suksesin e zgjedhjeve është veçanërisht e interesuar edhe OSBE-ja.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)