Bujar Nishani gjatë fjalës së tij në 70-vjetorin e krijimit të Organizatës Kombëtare shqiptaro-amerikano (ANNO) ka deklaruar se kombi ynë është me vetëdije kombëtare dhe se shqiptarët kanë dhënë kontribute në rang botëror, ndërsa shqiptarët e arsimuar në diasporë duhet të bëhen pjesë e administratës publike në Shqipëri.
Gjithashtu Nishani theksoi se duhet të krijojmë kushte më lehtësuese, që bizneset e diasporës shqiptare të inkurajohen dhe të zhvillojnë bizneset e tyre edhe në Shqipëri.
"Shqiptarët janë kombi që nxori "Nënë Terezën", kemi figura të shumta edhe nga diaspora.
Kemi shumë sfida përpara dhe jemi të ndërgjegjshëm për vështirësitë dhe kemi nevojë për një shpresë të fortë dhe ju duhet të mbështesni Shqipërinë.
Diaspora shqiptare në botë dhe posaçërisht në SHBA duhet përfshirë në përgjegjësi me konkrete në Shqipëri.
Kapacitetet që janë arsimuar dhe edukuar në SHBA duhet të bëhen pjesë e administratës publike në Shqipëri.
Duhet të krijojmë kushte më lehtësuese, që bizneset e diasporës shqiptare të inkurajohen dhe të zhvillojnë bizneset e tyre edhe në Shqipëri"deklaroi ai.
Në fjalën e tij, Presidenti u shpreh se Shqipëria është një vend me shumë pasuri natyrore dhe ne duhet të mendojmë që t'i shfrytëzojmë sa më mirë.
"Klima ofron shumë mundësi. Kemi liqene, dete, male dhe lumenj dhe njerëz me zemër të fortë, por duhet të përgatisim njerëz me mendje të qartë. Ju lutem të ofroni kontributin tuaj në këtë drejtim.
Në vitet e fundit Shqipëria ka ndryshuar, brezi i ri që është rritur është më i mirë se ne. Cdo vit Shqipëria do të ndryshojë dhe përparojë, nuk ka alternativë tjetër, përvec se të ecë në rrugën e zhvillimit dhe të përparimit"tha ai.
Nishani ka theksuar edhe rëndësinë e marrëdhënieve me SHBA duke u shprehur se do të qëndrojë në krah të aleatit strategjik në të gjithë betejat me kapacitetet që ka.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com