Nishani e Jahjaga në Bullgari, në
homazhet për ish-presidentin Zhelev

Nishani e Jahjaga në Bullgari, në<br />homazhet për ish-presidentin Zhelev
BULLGARI - Pas vdekjes së ish-presidentit bullgar Zhelju Zhelev, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, është nisur drejt Bullgarisë për të qënë pjesë e homazheve. Nishani është nisur me ftesë të Presidentit të Bullgarisë, Rosen Plevneliev dhe mori pjesë sot në ceremonitë shtetërore të homazheve që u organizuan për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit të parë jo komunist të Bullgarisë, Zhelju Zhelev.

Në nderim dhe respekt të ish-Presidentit të ndjerë Zhelev, ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare, Presidenti i Republikës Bujar Nishani vendosi një kurorë me lule me dedikim të posaçëm, si dhe i shprehu ngushëllimet në emër të tij dhe të popullit shqiptar familjarëve të Presidentit Zhelev, Presidentit bullgar Plevneliev dhe popullit mik bullgar.

Në mesazhin e tij në librin e ngushëllimeve Presidenti Nishani vlerësoi rolin e madh të Presidentit Zhelev jo vetëm për ndryshimet demokratike në Bullgari, por edhe në të gjitha vendet e Ballkanit. “Presidenti Zhelev u bë një simbol i spikatur në rajonin e Ballkanit përmes rolit të tij aktiv për paqen, stabilitetin dhe demokratizimin e rajonit, si dhe të nxitjes së marrëdhënieve të mira mes fqinjëve.” – u shpreh Kreu i Shtetit.

Mesazhin e tij të ngushëllimit dhe vlerësimet e tij për Presidentin Zhelev, Presidenti Nishani i transmetoi edhe përmes Radios Kombëtare të Bullgarisë (BNR).

Pjesë e homazheve ishte edhe Presidentja e Kosovës Ahtifete Jahjaga.

Në homazhe morën pjesë Kryetarë Shtetesh, si dhe personalitete të larta nga vendet e Evropës Juglindore.
 
nishani bullgari

Redaksia online
(F.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë