Nishani: Fëmijët që braktisën
shkollën t'i rikthehen asaj 

Nishani: Fëmijët që braktisën <br />shkollën t'i rikthehen asaj 
TIRANE- Presidenti i Republikës Bujar Nishani përcolli sot urimin për një vit të mbarë shkollor për të gjithë nxënësit e arsimit parauniversitar, ndërsa u bëri thirrje të gjithë fëmijëve që kanë braktisur shkollën t’i rikthehen asaj.

“Sot është dita kur ju bëj thirrje të gjithë familjarëve dhe fëmijëve, të cilët me apo pa arsye kanë braktisur shkollën, t’i rikthehen sa më parë asaj.”- thuhet në mesazhin e presidentit që iu përcoll medias nëpërmjet një njoftimi për shtyp.

Presidenti i uroi mirëseardhjen edhe fëmijëve të emigrantëve që jeni rikthyer në Shqipëri, “duke besuar se do t’ju krijohen të gjitha mundësitë për përmirësimin e njohurive në gjuhën amtare si dhe në lëndët e tjera ku ju keni nevojë. “

Duke iu drejtuar mësuesve, presidenti shprehu vlerësimin dhe mirënjohjen për të përkushtimin, profesionalizmin, vlerat dhe virtytet njerëzore që dinë të dëshmojnë dhe transmetojnë gjatë punës suaj në edukimin e brezave të ardhshëm.

“Në këtë 100–vjetor të Pavarësisë ky mision i juaji, të dashur mësues, merr një domethënie dhe rëndësi të jashtëzakonshme në ruajtjen e traditës dhe zhvillimit të mëtejshëm cilësor të arsimit shqiptar, sepse mendja e një kombi është arsimimi i tij.”- nënvizon në mesazh presidenti Topi.

“Është detyra jonë e përbashkët zhvillimi progresiv i vendit, përmbushja dhe përballja me sukses e sfidave integruese në familjen e madhe evropiane, ku arsimimi është dhe mbetet një ndër hallkat më të rëndësishme të këtij procesi.”- mbyll mesazhin e urimit presidenti i Republikës Bujar Nishani.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Divjakë/ Hidhet lëndë plasëse në oborrin e një shtëpie, nuk ka të lënduar

Divjakë/ Hidhet lëndë plasëse në oborrin e një shtëpie, nuk ka të lënduar