Nishani flet për sfidat e drejtësisë 
"Jo influenca politike në gjyqësor"

Nishani flet për sfidat e drejtësisë <br />
TIRANE -  Ndihmëssekretarja amerikane e Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Euro-Azisë, Viktoria Nuland takoi këtë të shtunë në Tiranë krerët e politikës shqiptare. Zyrtarja e DASH u takua me presidentin Bujar Nishani, kryeparlamentarin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Presidenti Bujar Nishani zgjodhi këtë takim për të shprehur sfidat që ndesh zhvillimi i reformave pas marrjes së statusit të kandidatit, duke u ndalur konkretisht tek sistemi gjyqësor shqiptar. Sipas kreut të shtetit, drejtësia duhet të ruhet nga influencimet politike.
 
Presidenti, pasi u shpreh se pa një drejtësi funksionale nuk ka garanci për të drejtat dhe liritë e njeriut, informoi bashkëbiseduesen për sfidat që ndesh reformimi i gjyqësorit shqiptar bazuar në parimet e gjithëpërfshirjes, profesionalizmit dhe ruajtjes nga influencat politike dhe të grupeve të interesit”.

Gjithashtu, sipas zyrës së shtypit të presidencës e cila zbardhi takimin mes presidentit dhe zyrtares së DASH, në takim u shkëmbyen mendime për Rishikimin e Strategjisë së Mbrojtjes, ecurinë e reformave të Forcave të Armatosura, në përputhje me standardet e NATO-s si edhe partneritetin e bashkëpunimin amerikan.

Ndërsa kryetari i Kuvendit Ilir Meta në takimin me ndihmëssekretaren e Shtetit të SHBA Victoria Nuland, shprehu shqetësim për protestat e fundit në Maqedoni në lidhje me rastin Monstra, ku shprehu para zyrtares së DASh nevojën për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit.

"Meta shprehu mirënjohjen për rolin e Shteteve të Bashkuara në forcimin e demokracisë në Kosovë, dhe theksoi se për sa i përket ngjarjeve të fundit shqetësuese në Maqedoni, “Shqipëria mbështet dialogun konstruktiv mes palëve në frymën e zbatimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit, duke mos harruar se çdo hap që hidhet në rajon, duhet t’i shërbejë klimës së mirëkuptimit, bashkëjetesës dhe forcimit të paqes, stabilitetit dhe progresit ekonomik të të gjithë qytetarëve tanë”, bën të ditur zyra e shtypit e Kuvendit.

Meta tha se  institucioni i Kuvendit do të shërbejë si platformë solide e diaolut politik dhe gjithëpërfshirjes, në mënyrë që reformat e ndërmarra të japin rezultate të prekshme. “Në këtë kuadër, mirëpritet dhe inkurajohet kontributi pozitiv i opozitës dhe bashkëpunimi i të gjitha palëve politike, grupeve të interesit dhe shoqërisë civile”, u shpreh Meta.

Sakaq, ndihmës Sekretarja e Shtetit Victoria Nuland e uroi Metën për miratimin së fundmi të statusit të vendit kandidat për në BE duke nënvizuar se SHBA do të qëndrojë edhe më pranë Shqipërisë në drejtim të avancimit të të gjitha reformave të nevojshme për progresin e vendit drejt perspektivës evropiane.

rama nuland
(Në foto: Takimi i Nuland me kryeministrin Rama, te pranishem dhe ambasadori amerikan Arvizu dhe ministri Bushati)

Këtë pasdite Victoria Nuland u prit në selinë blu nga kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha. Kreu i PD i theksoi Nuland se Kryeministri Rama ka ngritur në parlament një strukturë dhune me elementë kriminalë për të kërcënuar opozitën dhe fjalën e saj, duke permendur konfliktin fizik te deputetit të PD Gent Strazimiri. 

Një çështje tjeter për të cilën Basha informoi zyrtaren amerikane ishte kapja e institucioneve të pavarura nga qeveria, si ILDKP, AMA, moszbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese për Ligjin e Nëpunësit Civil, për ngritjen e komisioneve parlamentare hetimore apo edhe për kompetencat e INUK.

 
Ndihmëssekretarja amerikane për cështjet e Europës, viziton vendin tonë në kuadër të një turi disa ditor në Ballkan , ndwrsa tqw dielwn do të gjendet në Kosovë dhe Serbi për të diksutuar mbi dialogun mes dy vendeve dhe zbatimin e marrëveshjes të arritur në Bruksel.

meta

Në Tiranë Nuland, zyrtarja e DASH që i propozoi Ramës armët kimike 
Zonja Nuland në takimin me Filip Reeker, zëvendësndihmës sekretarin e shtetit, i ka propozuar në 27 Shtator të 2013 kryeministrit Edi Rama, rishqyrtimin e mundësisë për të asgjësuar armët kimike në Shqipëri.
 
Ky propozim erdhi në vizitën e parë që Rama kryente si kryeministër i zgjedhur pas fitores së thellë në 23 Qershor. Zyrtarja e lartë e DASH i ofroi në këtë takim Ramës mbështetjen e SHBA-ve, ndërsa vete kreu i Ekzekutivit duhet të mendonte në atë kohë nëse Shqipëria ishte e gatshme apo jo për të asgjësuar armët siriane të regjimit të Assadit.

meta

Meta “ankohet” te Nuland: Shkupi të zbatojë “Ohrin”
Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta priti sot Ndihmës Sekretaren e Shtetit të SHBA znj. Victoria Nuland me të cilën biseduan rreth forcimit të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe SHBA, ecurisë së reformave në vend dhe mbi zhvillimet në rajon. Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen e palëkundur të SHBA në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë, në drejtim të forcimit të institucioneve demokratike, si dhe për rolin personal të znj. Nuland në mbështetje të anëtarësmit të Shqipërisë në NATO.

Ndihmës Sekretarja e Shtetit znj. Victoria Nuland e uroi z. Meta për miratimin së fundmi të statusit të vendit kandidat për në BE duke nënvizuar se SHBA do të qëndrojë edhe më pranë Shqipërisë në drejtim të avancimit të të gjitha reformave të nevojshme për progresin e vendit drejt perspektivës evropiane.

meta

Kryetari i Kuvendit z. Meta shprehu bindjen se qytetarët shqiptarë presin që politikëbërja e Shqipërisë dhe e rajonit të afrohet me standartet evropiane, dhe në këtë drejtim Kuvendi do të shërbejë si një platformë solide e dialogut politik, transparencës dhe gjithëpërfshirjes, në mënyrë që reformat e ndërmarra të japin rezultate të prekshme. Në këtë kuadër, mirëpritet dhe inkurajohet kontributi pozitiv i opozitës dhe bashkëpunimi i të gjitha palëve politike, grupeve të interesit dhe shoqërisë civile.

Z. Meta dhe znj. Nuland biseduan gjithashtu mbi forcimin a bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe SHBA, ku z. Meta vuri në dukje se Qeveria po ndërmerr masat e nevojshme për përmirësimin e klimës së investimeve, dhe duke theksuar se Shqipëria mbetet e hapur për rritjen e pranisë së kompanive dhe ekspertizës amerikane në vend e në rajon.

Duke diskutuar mbi zhvillimet e fundit në rajon, z. Meta shprehu mirënjohjen për rolin e Shteteve të Bashkuara në forcimin e demokracisë në Kosovë, dhe theksoi se për sa i përket ngjarjeve të fundit shqetësuese në Maqedoni, “Shqipëria mbështet dialogun konstruktiv mes palëve në frymën e zbatimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit, duke mos harruar se çdo hap që hidhet në rajon, duhet t’i shërbejë klimës së mirëkuptimit, bashkëjetesës dhe forcimit të paqes, stabilitetit dhe progresit ekonomik të të gjithë qytetarëve tanë”.

Nishani: Sfide, ruajtja e gjyqesorit nga influencat politike
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti në një takim Ndihmës Sekretaren Amerikane të Shtetit, Victoria Nuland, me të cilën bisedoi për çështje të marrëdhënieve dypalëshe, të sfidave që ndesh zhvillimi i reformave pas marrjes së statusit të vendit kandidat.

Në fillim të takimit, Ndihmës Sekretarja Nuland uroi Presidentin Nishani për marrjen nga Shqipëria të statusit të vendit kandidat.

nishani

Presidenti Nishani falenderoi Shtetet e Bashkuara dhe shprehu mirënjohjen për ndihmesën dhe mbështetjen e dhënë në përgjithësi për të gjitha proceset demokratizuese, duke veçuar anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, pavarësinë e Kosovës dhe procesin e integrimit europian, si arritje të rëndësishme për Shqipërinë dhe shqiptarët, por edhe si kontribute për paqen dhe stabilitetin në Rajon.

Presidenti Nishani vuri në dukje se Shqipëria ka potenciale ende të pashfrytëzuara në burime natyrore, turizëm, infrastrukturë, energjitikë,  të cilat ofrojnë mundësi të mëdha për investime, ndërsa nënvizoi rëndësinë e zbatimit të Projektit Trans Adriatik për diversifikimin e transportimit të gazit.

nishani

Më tej Presidenti, pasi u shpreh se pa një drejtësi funksionale nuk ka garanci për të drejtat dhe liritë e njeriut, informoi bashkëbiseduesen për sfidat që ndesh reformimi i gjyqësorit shqiptar bazuar në parimet e gjithëpërfshirjes, profesionalizmit dhe ruajtjes nga influencat politike dhe të grupeve të interesit.

Në fund të takimit, u shkëmbyen mendime për Rishikimin e Strategjisë së Mbrojtjes, ecurinë e reformave të Forcave të Armatosura, në përputhje me standardet e NATO-s si edhe partneritetin e bashkëpunimin amerikan.

Basha: Rama structure kriminale ne Parlament
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti sot pasdite në takim Ndihmëssekretaren amerikane të Shtetit, për Çështjet Europiane dhe Euro-aziatike, znj. Victoria Nuland.
Duke ndarë vlerësimin për arritjen e Shqipërisë në marrjen e statusit të vendit kandidat, e duke e konsideruar këtë një shans të madh për ecjen e vendit drejt hapjes së negociatave për anëtarësim,  z.Basha e siguroi zonjën Nuland për përkushtimin e plotë të Partisë Demokratike në përparimin e vendit drejt standarteve europiane dhe euroatlantike në cdo fushë.

basha

Z.Basha e njohu znj.Nuland me shqetësimet e opozitës për zhvillimet në vend, si kapjen e institucioneve të pavarura, moszbatimin e vendimit të gjykatave nga qeveria, pushimet masive në administratë në kundërshtim me Ligjin për Nëpunësin Civil, futjen e elementëve kriminalë në strukturat shtetërore dhe bllokimin politik të pushtetit vendor në kundërshtim me interesat e qytetarëve .

Konkretisht Basha e informoi zyrtaren e lartë amerikane për kapjen e institucioneve të pavarura nga qeveria, si ILDKP, AMA, për moszbatimin e vendimit të gjykatave në rastin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese për Ligjin e Nëpunësit Civil, për ngritjen e komisioneve parlamentare hetimore apo për kompetencat e INUK.

basha

Duke theksuar nevojën për konsolidimin e sistemit të drejtësisë, duke luftuar rastet e korrupsionit dhe duke rritur pavarësinë e tij, Basha tha se kjo mund të bëhet vetëm përmes bashkëpunimit më të gjërë të mundshëm mes forcave politike, drejtësisë dhe institucioneve ndërkombëtare, dhe se presionet nga qeveria për kapjen e drejtësisë janë një këmbanë alarmi për demokracinë dhe stabilitetin në vend.

Partia Demokratike, theksoi z.Basha, ka shprehur mbështetjen pa kushte të akteve dhe masave që cojnë në integrimin europian të vendit dhe ka shpallur vullnetin të bashkëpunojë në emër të interesave të Shqipërisë mbi bazën e kuyshtetruës, ligjeve dhe traditës më të mirë të  konsensusit mes palëve.

Duke u ndalur tek rasti i goditjes dhe kërcënimit me jetë të deputetit Strazimiri në Kuvend, Basha tha se Partia Demokratike është e shqetësuar për faktin se Kryeministri ka ngritur në parlament një strukturë dhune me elementë kriminalë për të kërcënuar opozitën dhe fjalën e saj.

basha

z.Basha shprehu vendosmërinë e tij dhe të Partisë Demokratike, për të qëndruar fuqishëm në mbrojtje të vlerave të demokracisë, shtetit ligjor, të drejtave dhe dinjitetit të individit, si vlera të ndara me demokracinë e madhe amerikane, dhe si rruga e drejtë për të ecur përpara për mirëqënien dhe sigurinë e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Shpërthimet në Zubin Potok/ Kurti mbledh Këshillin e Sigurisë: Pas tyre, organizatat terroriste 'Mbrojtja Civile', 'Brigada Veriore' e Radoiçiç

Shpërthimet në Zubin Potok/ Kurti mbledh Këshillin e Sigurisë: Pas tyre, organizatat terroriste 'Mbrojtja Civile', 'Brigada Veriore' e Radoiçiç