TIRANE - Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti sot në një takim Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Japonisë Bunmei Ibuki, dhe delegacionin parlamentar që e shoqëron, të cilët po zhvillojnë një vizitë zyrtare në Shqipëri.
Pasi përcolli mesazhet e miqësisë dhe simpatisë të popullit shqiptar për popullin japonez, Presidenti Nishani shprehu mirënjohjen për asistencën japoneze, dhënë përmes Agjencisë së Zhvillimit, nëpërmjet programeve të ndryshme të implementuara nga Agjencia e Bashkëpunimit Ndërkombëtar, në shumë fusha si energjetikë, bujqësi, infrastrukturë, shëndetësi, etj.
Më tej, Kreu i Shtetit vuri në dukje se vizita e delegacionit parlamentar është shprehje e interesimit dhe rëndësisë që Japonia i kushton marrëdhënieve me Shqipërinë, ndërsa nënvizoi se diplomacia parlamentare është një dimension funksional në dialogun tonë politik dypalësh dhe një fushë shumë e rëndësishme bashkëpunimi.
Duke vlerësuar nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve tona Presidenti shprehu vullnetin për të punuar së bashku për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit tonë politik dhe ekonomik, ndërsa ftoi biznesin japonez që të jetë më i pranishëm në Shqipëri.

Presidenti Nishani shprehu gjithashtu mirënjohjen ndaj Japonisë për njohjen dhe mbështetjen e dhënë për Kosovën, të cilën e vlerësoi njëkohësisht si kontribut për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe e siguroi bashkëbiseduesin se Shqipëria do të jetë edhe në të ardhmen një kontributor i rëndësishëm për rritjen e mirëbesimit dhe bashkëpunimit në rajon.
Nga ana e tij, Kreu i Dhomës së Përfaqësuesve të Japonisë Bunmei Ibuki përgëzoi popullin shqiptar për arritjet pozitive dhe zhvillimet demokratike në Shqipëri dhe shprehu besimin se zhvillimi i shpejtë ekonomik do të rrisë rolin dhe autoritetin pozitiv të Shqipërisë në rajon dhe më gjerë, ndërsa e siguroi Presidentin se klima e favorshme dhe projektet konkrete janë nxitësit kryesorë për praninë e biznesit japonez në Shqipëri.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com