Nishani fton presidentin e Serbisë
në Tiranë për samitin e SEECP
Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani ka ftuar në Tiranë presidentin e Serbisë Tomislav Nikoliç, për të marrë pjesë në Samitin e Krerëve të Shteteve të Procesit të Evropës Juglindore që do të zhvillohet në 26 maj në Tiranë.
Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani ka ftuar në Tiranë presidentin e Serbisë Tomislav Nikoliç, për të marrë pjesë në Samitin e Krerëve të Shteteve të Procesit të Evropës Juglindore që do të zhvillohet në 26 maj në Tiranë.
Ftesa është përcjellë sot përmes kryetares së Kuvendit të Serbisë Maja Gojkoviç, e cila ndodhet për një vizitë në Tiranë, ku është takuar paraditen e sotme edhe me presidentin Nishani.
Presidenti Bujar Nishani gjatë takimit me Gojkoviç, shprehu kënaqësinë për këtë vizitë dhe u shpreh se mes dy vendeve, por edhe më gjerë në rajon, ka një shans për të rigjallëruar bashkëpunimin si në aspektin dypalësh, ashtu edhe në kuadër rajonal.
Duke vlerësuar mesazhet pozitive që po përcjell gjatë vizitës në Tiranë, kryetarja Gojkoviq, edhe ato që janë transmetuar si nga Kryeministri Rama në Beograd e gjatë takimeve dypalëshe mes dy Presidentëve në kuadër të forumeve shumëpalëshe, Presidenti Nishani theksoi se klasa politike ka detyrimin dhe përgjegjësinë për të përçuar qartësi dhe ndjenjën e miqësisë dhe bashkëjetesës për brezat e rinj.
“Vetëm përmes mirëkuptimit, bashkëpunimit dhe mirëbesimit, vendet e rajonit mund të ndërtojnë një të ardhme më të mirë për popujt e tyre”, theksoi Nishani.
Presidenti Nishani evidentoi se pavarësisht qëndrimit krejt të ndryshëm që ndajmë lidhur me Kosovën si shteti më i ri në rajon, bashkohemi kur themi se Bashkimi Evropian mbetet alternativa më përbashkuese për të ardhmen e të gjithë rajonit tonë.
Duke mbështetur plotësisht dialogun mes Kosovës dhe Serbisë si dhe marrëveshjet e arritura deri tani me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, dhe mbështetjen e ShBA-ve, Kreu i Shtetit theksoi se dialogu mbetet platforma më e rëndësishme për zgjidhjen e problemeve teknike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe krijimin e një të ardhme në paqe dhe begati mes të dy vendeve.
Presidenti i Republikës i kushtoi një vëmendje të veçantë edhe statusit ekonomik, politik dhe social të shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe kudo në Serbi, duke theksuar se Shqipëria pret që ata të trajtohen sipas të gjitha standardeve ndërkombëtare. Në fund të takimit Presidenti përcolli ftesën për Presidentin Nikoliç për të marrë pjesë në Samitin e Krerëve të Shteteve të Procesit të Evropës Juglindore që do të zhvillohet në 26 maj në Tiranë.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Si ju duk protesta e opozitës?
-
Sukses
10.2%
-
Dështim
85.1%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 490
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rikthim në normalitet/ Punonjësit e Bashkisë së Tiranës në terren për të pastruar atë çfarë la pas protesta e opozitës (VIDEO)
7 Tetor, 22:46
-
FOTOLAJM/ I maskuar dhe me molotov në dorë, ja militanti i Berishës që sulmoi Bashkinë e Tiranës
7 Tetor, 22:38
-
Erdogan vizitë zyrtare të enjten në Tiranë, do të inaugurojë xhaminë e Namazgjasë
7 Tetor, 22:36
-
'E paimagjinueshme në Europë që një parti kaq e madhe nuk njeh drejtësinë', Genc Burimi: Nuk është turp që opozita bën protesta të tilla
7 Tetor, 22:35
-
Spahiu: Jam i çuditur që protestuesit harruan Salianjin, dhe vetëm para gjykatës nuk demostruan
7 Tetor, 22:28
-
Lutfi Dervishi: Rezistencë civile apo partiake?
7 Tetor, 22:20
-
Ministri Hoxha: Protesta e opozitës e dhunshme, policia reagoi konform ligjit! 3 policë ende te Trauma
7 Tetor, 22:14
-
'Palaço, je tharë komplet', Muça dhe Burimi debatojnë në '5 Pyetjet': Nuk merrem me një injorant
7 Tetor, 22:14
-
'Më e kënaqur nga protesta sot është mazhoranca', Endri Shabani: Vëmendja zhvendoset nga përmbytja e Vlorës apo rritja çmimeve tek molotovët e Nokës
7 Tetor, 22:05
-
Protesta e dhunshme e Opozitës, Policia shoqëron 3 të dyshuarit e parë! Ministri Hoxha dhe kryepolici Proda shkojnë te Trauma, vizitojnë policët e plagosur (VIDEO)
7 Tetor, 22:02
-
Spahiu: Shqipëria nuk e meriton këtë opozitë, kaq të dobët, kaq të vogël, kaq provinciale, kaq të lodhur
7 Tetor, 21:57
-
'Protesta e sotme pa mesazh politik', Blendi Klosi: Kërkojnë të iki Rama, pranojnë humbjen para zgjedhjeve
7 Tetor, 21:54