Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani është takuar këtë të mërkurë me ministrin e Jashtëm Italian Paolo Gentiloni i cili ndodhet në Tiranë në kuadrin e takimit të dytë trepalësh Itali-Shqipëri-Serbi, në nivel të ministrave të jashtëm.
Gjatë këtij takimi, kryefjalë e bisedës ishin marrëdhëniet mes dy vendeve, reformat e ndërmarra dhe përmbushja e 5 prioriteteve për anëtarësimin në BE.
“Projekti evropian është projekti më madhor dhe strategjik i Shqipërisë, por edhe angazhimet dhe përgjegjësitë për përmbushjen e reformave janë tonat.” – u shpreh Presidenti Nishani.
Sa i përket reformave, Nishani tha se ajo në drejtësi mbetet kryefjala, duke shpresuar në finalizimin e saj në mënyrë konsensuale, që sipas presidentit do të prodhojë një model që ta shkëpusë njëherë e përgjithmonë vendin nga kultura e pandëshkueshmërisë.

Lidhur me agjendën dypalëshe të bashkëpunimit, Nishani tha se ka ardhur koha për të dizenjuar platforma konkrete bashkëpunimi, veçanërisht në fushën ekonomike dhe kulturore.
Po ashtu, në vëmendje të takimit ishte edhe përballimi i krizës nga emigrantët si dhe lufta ndaj ISIS, çka kërkon nevojën e bashkëpunimit dhe koordinimit dy palësh Shqipëri-Itali.
Nishani u shpreh se bashkëpunimi rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë janë shtylla kryesore të paqes, sigurisë, stabilitetit dhe zhvillimit të rajonit. Në mënyrë të veçantë, Presidenti Nishani evidentoi mbështetjen e dialogut midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë si dhe domosdoshmërinë e zbatimit të plotë të marrëveshjeve të arritura me ndërmjetësinë e Bashkimit Evropian dhe mbështetjen e SHBA-së.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com