Nishani:Gjyqësori,sfidë për vendin
Bashkëpunim me çdo institucion

TIRANE – Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, zhvilloi sot takimin e parë zyrtar në këtë post, me kreun e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadorin Eugen Wolfarth.

Ambasadori Wolfarth vlerësoi zhvillimet e shpejta që Shqipëria ka bërë në fushën e reformave dhe demokratizimit të institucioneve dhe shprehu besimin se institucionet dhe politika shqiptare do të vazhdojnë në këtë rrugë edhe sa i përket projektligjit për heqjen e imunitetit, i cili do t’i shërbejë luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Nga ana tjetër presidenti Nishani, vuri theksin në konsolidimin e sistemit gjyqësor si një sfidë vendimtare për vendin, ndërsa vlerësoi mbështetjen e OSBE-së dhe bashkëpunimin e ngushtë me ODIHR-in dhe ekspertët e tij në kuadër të reformës zgjedhore, e cila u përmbyll me sukses gjatë këtij muaji.

Kryetari i Shtetit e siguroi Kreun e Prezencës së OSBE-së për bashkëpunimin e ngushtë të tij me të gjitha institucionet shtetërore, politike dhe shoqërinë civile në mënyrë të hapur dhe transparente për të dhënë kontributin e tij institucional në zhvillimin demokratik dhe funksionimin efikas të institucioneve demokratike.

Presidenti nënvizoi gjithashtu kontributin personal të Ambasadorit Wolfarth dhe vlerësoi rolin e tij për gjetjen e konsensusit politik, si në rastin e reformës së Kodit Elektoral dhe vijimin e punës për projektligjin për heqjen e imunitetit.
(bd/gm/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

SPAK nxjerr blof Berishën asnjë dosje për Majkon në Prokurorinë e Posaçme

SPAK nxjerr blof Berishën asnjë dosje për Majkon në Prokurorinë e Posaçme