Nishani: Hera e parë, një ambasador
amerikan flet, lexon e shkruan shqip

Nishani: Hera e parë, një ambasador<br />amerikan flet, lexon e shkruan shqip
Presidenti Nishani organizoi në Pallatin e Brigadave darkën tradicionale me rastin e Festës së Falënderimeve ku ishin të pranishëm Ambasadori Donald Lu me bashkëshorten,  zyrtarë dhe qytetarë amerikanë që jetojnë dhe punojnë në vendin tonë, fëmijë të fshatit SOS si dhe miq e të ftuar shqiptarë.
  
Presidenti Nishani u përcolli të pranishmëve si dhe popullit amerikan urimet më të mira për Festën e Falënderimeve.
 
Në vijim Presidenti Nishani u shpreh se “për herë të parë në historinë e marrëdhënieve diplomatike, kemi mes nesh një Ambasador amerikan, i cili flet, lexon dhe shkruan në mënyrë pothuajse të përsosur shqip.
 
Ashtu siç flasin edhe shumë nga miqtë tanë të nderuar amerikanë që punojnë dhe jetojnë.
 
Kjo tregon në radhë të parë respekt ndaj Shqipërisë e shqiptarëve, ndaj gjuhës sonë të lashtë, por vë në dukje edhe përkushtimin, seriozitetin dhe përkujdesjen e vazhdueshme që një vend kaq i madh sa Shtetet e Bashkuara të Amerikës i bën vendit tonë nëpërmjet përfaqësuesit të tij më të lartë diplomatik.
 
 Gjithashtu kjo shënon edhe njërën nga hallkat më të forta të lidhjeve dhe ndjenjës së sinqertë të miqësisë dhe bashkëpunimit tonë, mes të cilave numërohet edhe kremtimi i përbashkët ditëve të shënuara respektive, sepse Festa e Falënderimeve tashmë është shndërruar në një traditë jo vetëm në Institucionin e Kreut të Shtetit, por edhe jashtë tij, ashtu siç festohen madhërishëm nga shqiptarët edhe 4 Korriku apo Hallouini
”.
 
Më pas Kreu i Shtetit iu drejtua të ftuarve të veçantë të kësaj mbrëmje, fëmijëve të fshatit SOS.
 
"Fëmijët janë kuptimi i vërtetë i jetës, vlera më çmuar e ekzistencës sonë, janë mirënjohja më e madhe ndaj Zotit që na i ka falur ne, si prindër, por edhe vendit tonë meqenëse ata paraqesin brezin e ri, thesarin e patjetërsueshme shoqëror si dhe të ardhmen tonë të ndritur e të përbashkët kombëtare, por edhe mbarënjerëzore”.
 
[gallery]19819[/gallery]
(Fotot Antonio Çakshiri)

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

5 destinacionet më të preferuara nga turistët, kryeson Kalaja e Gjirokastrës! Rama: Numri i vizitorëve është rritur me 42% krahasuar me vjet

5 destinacionet më të preferuara nga turistët, kryeson Kalaja e Gjirokastrës! Rama: Numri i vizitorëve është rritur me 42% krahasuar me vjet