TIRANË - Kreu i Shtetit shqiptar, Bujar Nishani, i dërgoi sot një mesazh vlerësimi ish-Presidentit të Republikës së Turqisë, Abdullah Gül, me rastin e përfundimit të mandatit.
"Me rastin e përfundimit të detyrës Suaj si President i Republikës së Turqisë dëshiroj t'ju shpreh vlerësimin tim të thellë për bashkëpunimin e shkëlqyer që kemi pasur gjatë periudhës së qeverisjes suaj! Po ashtu, ju shpreh në emër të popullit shqiptar, mirënjohjen e sinqertë për rolin e rëndësishëm që ju, një mik i shqiptarëve, keni luajtur, në zhvillimin e thellimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera dhe bashkëpunimit të sinqertë midis dy vendeve tona", citohet mesazhi i Presidentit.
Presidenti Abdullah Gül do të pasohet në detyrën e tij nga Recep Tayyip Erdogan, prej 12 vjetësh kryeministër i Turqisë. Erdogan ishte fitues i zgjedhjeve të para të drejtpërdrejta presidenciale pasi siguroi një shumicë absolute në zgjedhjet e 10 gushtit./ATSH/
/Shqiptarja.com