Nishani i jep Flamurin Kombëtar
Barrosos, i pranishëm edhe Berisha

Nishani i jep Flamurin Kombëtar<br />Barrosos, i pranishëm edhe Berisha
TIRANE - Presidenti i Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso është pritur në një takim, krahas të tjerash edhe nga Presidenti i vendit Bujar Nishani, ku dhe është dekoruar nga ky i fundit me urdhërin “Flamuri Kombëtar”. Por ajo që ra në sy gjatë kësaj ceremonie ishte prania e ish-kryeministrit Berisha, i cili nuk dihet ende se me çfarë statusi ka qenë iu ftuar, duke qenë se ai nuk është drejtues i ndonjë institucioni.

Në fjalën e tij Presidenti Nishani theksoi në fjalën e tij mbështetjen e dhënë nga institucionet e BE-së në procesin integrues të vendit, dhe veçanërisht në marrjen e statusit të vendit kandidat. Nishani, teksa i dhuroi dekoradën “Flamuri Kombëtar” tha se kjo i shkon për meritat e veçanta të Presidentit Barroso në mbështetje të integrimit.

“Shpreh mirënjohjen e thellë për të gjitha institucionet e BE për mbështetjen e vazhdueshme, materiale dhe morale, mirëkuptimin dhe durimin ndaj Shqipërisë. Në këtë kuadër, KE dhe veccanërisht ju na keni qëndruar pranë. Mandati juaj ka mbuluar në pjesën dërrmuese rrugën e Shqipërisë drejt integrimit. E kemi ndjerë mbështetjen tuaj. Zyrtarët e KE-së kanë ofruar një bashkëpunim të shkëlqyer. Për këtë kam vendosur tju jap dekoradën e Flamurit Kombëtar për merita të veçanta në krye të KE-së, duke ofruar mbështetje për procesin integrues të Shqipërisë.” tha Nishani

Nga ana e tij, Presidenti Barroso, falenderoi Nishanin për dekoratën, ndër shtoi se kjo dekoradë nuk është thjesht për të po për të gjithë Komisionin Europian. Barroso theksoi se kjo dekoradë nuk vjen vetëm për punën e bërë deri tani në mbështetje të Shqipërisë në procesin integrues, por edhe punën që do të bëjë në të ardhmen për Shqipërinë

“Ju falenderoi për dekoradën e dhënë ndaj meje dhe njëkohësisht ndaj KE-së. Gjatë këtyre viteve kam vëzhguar me kujdes progresin e bërë nga vendi juaj, dhe tani pas marrjes së statusit të vendit kandidat. Ju falanederoj edhe për fjalët e ngrohta kundrejt KE-së. Në fakt KE është një negociator dhe një arbitër i drejtë dhe këshillues i mirë në procesin integrues. Dua gjithashtu tju falenderoj për fjalët e ngrohta ndaj BE-së dhe qytetarëve tanë, si një nga vendet e ardhshme të BE-së. Progresi juaj është në të mirë të qytetarëve shqiptarë si dhe të gjithë rajonit. Kjo dekoradë nuk është një shenjë mirënjohje për atë se çfarë kam bërë për Shqipërinë, por edhe për atë se çfarë do të ofroj në të ardhmen.” theksoi Barroso

barroso nishani

Nishani takon Barroson: Vendimi për statusin, njohje e reformave dhe inkurajim
Presidenti i Republikës Bujar Nishani priti në një takim Presidentin e KE, Jose Manuel Barroso, ndërsa i shprehu faleminderit për marrjen e statusit të vendit kandidat, dhe për vizitën e tij në Tiranë. Presidenti Nishani theksoi se vendimi për statusin, është jo vetëm njohje e reformave që janë ndërmarrë në vite për transformimin e Shqipërisë, dikur diktatura më e egër në Europë, por edhe një inkurajim për të vazhduar në rrugën e reformave, aq të domosdoshme për vendin.
 
Duke vlerësuar fjalën dhe mesazhet shumë të qarta orientuese të Presidentit Barroso, në Kuvendin e Shqipërisë, Presidenti Nishani vuri në dukje se zhvillimi i mëtejshëm i demokracisë, shtetit ligjor, reformës në drejtësi, konsolidimit të administratës publike, respektimit të të drejtave të njeriut, janë sfida që duhen trajtuar me përparësi. Ai garantoi, me këtë rast, se si President i Republikës, do të mbështesë çdo reformë ligjore dhe kushtetuese të ndërmarrë apo që do të ndërmerret nga Kuvendi i Shqipërisë dhe Qeveria Shqiptare.
 
Gjatë bisedës, të dy bashkëbiseduesit u ndalën dhe ndanë të njëjtin mendim përsa i përket rolit kyç që luan Shqipëria në rajon, si faktor aktiv, konstruktiv dhe stabilizues në rajon, dhe në këtë kontekst, Presidenti Nishani vlerësoi rolin që BE vazhdon të luajë në dialogun e drejtpërdrejtë Kosovë-Serbi, në arritjen dhe zbatimin e marrëveshjeve, por edhe në avancimin e proceseve integruese e demokratizuese në të dyja vendet.
 
Presidenti Nishani vlerësoi edhe Marrëveshjet e nënshkruara rishtaz nga Bashkimi Europian me Ukrainën, Gjeorgjinë dhe Moldavinë, duke nënvizuar se Shqipëria do të jetë përkrah BE në garantimin e lirisë dhe demokracisë kudo.
 
Nga ana e tij, Presidenti Barroso vlerësoi progresin e Shqipërisë përgjatë viteve të fundit dhe theksoi se Komisioni Europian do të vijojë të jetë një mik dhe partner i hapur me Shqipërinë. Në vijim, Presidenti Barroso nënvizoi se procesi i integrimit europian është i një rëndësie kombëtare, ndaj kërkon konsensus si dhe angazhimin dhe kontributin e të gjitha palëve politike.

Redaksia Online
(e.s/e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë