Nishani i jep "Nderi i Kombit" 
kardinalit Troshani:Përloti Papën

Nishani i jep kardinalit Troshani:Përloti Papën">
Në ditën e Pashkëve, një prej festave më të rëndësishme të besimtarëve katolikë dhe ortodoksë, e cila simbolizon ringjalljen e Krishtit, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i ka dhënë dekoratën e lartë "Nderi i Kombit" Kardinalit Dom Ernest Troshani.

Kreu i shtetit tregoi historinë e vuajtjeve të Kardinalit shqiptar në komunizëm, që siç tha, përlotën edhe Papa Françeskun kur erdhi në Shqipëri.

“Uroj të gjithë besimtarët gëzuar Pashkën dhe mot më mirë. Të dashur miq do të dëshiroja që edhe kjo festë e madhe të shërbejë si burim ringjallje dhe force jo vetëm për besimtarët e krishterë por për gjithë shqiptarët. Për të shërbyer më mirë për atdheun. Shpallja juaj Kardinal nga Papa Françesku në tetor 2016 ishte një lajm i madh për Kishën Katolike Shqiptare, por për gjithë shqiptarët anë e mbanë botës”- tha Nishani, duke e cilësuar si një çast mjaft prekës për çdo shqiptar, momentin kur Troshani u shpall Kardinal në Vatikan, në vjeshtë të vitit të kaluar. 

Kur Papa Françesku i vuri kapelen e kuqe, u afrua tek Kardinali shqiptar kur ai u gjunjëzua, u përgatit që t’i jepte përqafimin e paqes, Ati i Shenjtë u përkul i pari mbi këtë meshtar të Zotit, mesdhetar të thjeshtë e të martirizuar në një skaj të Ballkanit për 30 vjet, në një vend gjysmë të harruar fshatrve të Shqipërisë ku ai shërbeu me përkushtim, deri në atë çast madhështor të papritur për jetën e tij dhe i dha në atë moment një përqafim të paharrueshëm. Ati i Shenjtë përqafoi figurën e këtij njeriu të moshuar dhe të thyer nga mosha por të papërkulur nga torturat dhe motet që në ato momente mbante mbi shpatullat e tij tërë popullin shqiptar të shumëvuajtur, kujtim e 38 martirëve dhe dhjetëra bijë të Kishës Katolike të popullit shqiptar që e ndiqnin nga qielli këtë ceremoni”, u shpreh presidenti Nishani. 

Duke iu referuar vuajtjeve të Troshanit gjatë regjimit komunist, Nishani solli në vëmendje se ai u arrestua në vitin 1963 pasi mbajti një meshë për Presidentin amerikan, John Kennedy, disa ditë pas vrasjes së tij në Dallas. 

Dom Ernset Troshani u shpall Kardinal në 9 nëntor 2016 nga Papa Françesku në Vatikan.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai