Nishani i jep titullin "Mjeshtër i
Madh" deputetit Paulin Sterkaj

Nishani i jep titullin Madh" deputetit Paulin Sterkaj">
Presidenti Bujar Nishani ka dekoruar sot me titullin "Mjeshtër i Madh", deputetin e Partisë Socialiste, Paulin Stërkaj, për kontributin e tij në sportin e mundjes. 

Në dekoratën e Nishanit vlerësohet "veprimtaria e Stërkajt ndër vite si sportist dhe trajner i nivelit të lartë në sportin e mundjes; me një kontribut të madh në rritjen e cilësisë sportive në vendin tonë; si kampion e fitues i medaljeve në veprimtarinë kombëtare e ndërkombëtare me klubin "Vllaznia" dhe ekipin përafqësues kombëtar".

Dekorata e kreut të shtetit mban datën 24 mars. 
dekorata
dekorata
(Titulli "Mjeshtër i Madh" për Paulin Sterkajn)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Formacioni/ Sylvinho me dilema, ja si luan Kombëtarja në Ligën e Kombeve

Formacioni/ Sylvinho me dilema, ja si luan Kombëtarja në Ligën e Kombeve