Nishani i sëmurë, presidenti
sqaron në mbrëmje: Jam mirë

Nishani i sëmurë, presidenti<br />sqaron në mbrëmje: Jam mirë
TIRANË -  Presidenti Bujar Nishani ka dalë personalisht në një konferencë për shtyp, për të sqaruar publikisht gjendjen e tij të përfolur shëndetësore, sikur ai "ka kryer sot një operacion". "Arsyeja e këtij komunikimi është për të përcjellë te qytetarët një mesazh qetësie, pasi para disa çastesh disa burime krejt të papërgjegjshme kanë dërguar tek mediat një lajm krejtësisht spekulativ dhe të pavërtetë për një gjendje shëndetësore timen sikur të jem pas një operacioni, që paskam kryer", nisi shpjegimin Nishani.

Nishani përpara se të dilte në konferencë për shtyp, bëri personalisht edhe një telefonatë në redaksinë e "A1 Report", ku deklaroi se "jam mirë me shëndet, nesër vazhdoj takimet e mia me delegacionin e Parlamentit të Europës". Sonte në mbrëmje, ndërsa po zhvilloheshin dy mitingjet përmbyllëse të partive kryesore PD dhe PS, u përhap me shpejtësi lajmi se Presidenti i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale për aneurizëm në kokë. Burime nga Presidenca nuk e konfirmojnë. QSUT deklaron se "ka bërë një kontroll rutinë".

ORA 22:35 - NISHANI NË KONFERENCË PËR SHTYP: LAJM KREJTËSISHT SPEKULATIV
"
Arsyeja e këtij komunikimi për të përcjellë te qytetarët një mesazh qetësie, pasi para disa çastesh disa burime krejt të papërgjegjshme kanë dërguar tek mediat një lajm krejtësisht spekulativ dhe të pavërtetë për një gjendje shëndetësore timen, sikur të jem pas një operacioni, që paskam kryer", u shpreh Nishani para mediave.

Ai shprehu keqardhjen për shqetësimin, që u ka ardhur miqve, dashamirësve, por dhe qytetarëve, "sepse bëhet fjalë për kreun e Republikës". "Dua të garantoj gjithë qytetarët se presidenti është në krye të detyrës". Pyetjes së një gazetareje, mbi atë që ai u përfol "dhe se Presidenti është parë sot në spital", Nishani iu përgjigj duke renditur axhendën e tij të ditës:

"Axhenda ime sot ka qenë: në drekë jam kthyer pas një vizite shumë të suksseshme në Izrael,më pas kam drejtuar mbledhjen e KLD dhe jam drejtuar për në Durrës, ku mora vesh edhe lajmin", shpjegoi Presidenti Nishani.

ORA 21:25- NISHANI TELFONON "A1 REPORT": JAM MIRË
Presidenti Nishani sqaron personalisht gjendjen e tij shëndetësore për 'A1 Report". Nëpërmjet një telefonate në redaksi, Presidenti deklaroi se është mirë me shëndet: "Nesër vazhdoj takimet e mia me delegacionin e Parlamentit të Europës", shpjegoi Presidenti.

Ky shpjegim, pasi sonte në mbrëmje, ndërsa po zhvilloheshin dy mitingjet përmbyllëse të partive kryesore PD dhe PS, u përhap me shpejtësi lajmi se Presidenti i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale për aneurizëm në kokë.

Burime nga Presidenca nuk e kanë konfirmuar këtë, por janë treguar të rezervuara, duke mos dhënë shumë shpjegim. Ndërsa QSUT deklaron se "Presidenti ka bërë një kontroll rutinë, të programuar. Ai ka kryer elektroniogram, që mat aktivitetet e muskujve".

Por edhe vëllai i Presidentit, Sokol Nishani, prokuror i njohur, i ka paraprirë situatës, duke shpjeguar fillimisht për "A1 Report", se "Presidenti është mirë dhe ndodhet në vilën e tij qeveritare në Durrës".

Ndërkohë në orën 22:30 pritet një konferencë për shtyp nga Presidenca për të sqaruar pikërisht përflitjet mbi gjendjen e tij shëndetësore.

Lajmi u perditesua
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

‘Nuk ndaloja dot së qari’, Arbana Osmani publikon videon emocionuese kur mësoi se do bëhej me vajzë

‘Nuk ndaloja dot së qari’, Arbana Osmani publikon videon emocionuese kur mësoi se do bëhej me vajzë