Presidenti Bujar Nishani ka pritur në qytetin e Gjirokastrës Sheikun Hamad Bin Khalifa Al-Thani, babain Emir të Katarit.

Gjatë kësaj vizite Sheiku Al-Thani u njoh me historinë e Qytetit të Gjirokastrës dhe të Kalasë së saj, traditat e këtij qyteti, si dhe gjithashtu u shpreh i interesuar për potencialet ekonomike e sociale të këtij qyteti dhe rajoneve përreth.

Gjatë kësaj vizite është diskutuar mbi mundësinë e zhvillimit të projekteve të investimeve në Shqipëri në fushën e bujqësisë, energjisë dhe turizmit, por edhe për mbështetjen e promovimit të kulturës, letërsisë dhe turizmit shqiptar në Katar.

Vizita e Sheikut në vendin tonë erdhi si rezultat i kthimit të vizitës që Presindeti Nishani zhvilloi në muajin mars. 

nishani

nishani

nishani

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)