Ai tha se nuk dyshonte që pas këtyre përgjimeve të ishte kryeministri Rama dhe shtoi se nuk ia kishte shprehur këtë shqetësim as kryeprokurorit LLalla, për shkak të mosbesimit në sistemin e drejtësisë.
“Për aq sa cmund të ofroj në situatën që drejtësia të reflektojë një angazhim të pavarur kam qenë i rezervuar me prokurorin”-theksoi presidenti.
Në intervistën për “Opinion” Nishani tha se kryeministri Rama e ka trajtuar si armik dhe iu përgjigj akuzave se kur ishte ministër i Brendshëm kishte rekorde të ulëta në luftën kundër trafikut dhe bandave të drogës.
“Kur kam qenë unë ministër bandat e dinë mirë se me çfarë janë përballur. Tani harta e kanabisit është zgjeruar shumë”-deklaroi Presidenti Nishani.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)