Nishani kërkon kompromis 
​me Bashën për Guvernatorin

Nishani kërkon kompromis <br />​me Bashën për Guvernatorin
TIRANE - Gjetja e një zgjidhjeje të shpejtë për miratimin e guvernatorit të ri të vendit, kanë qenë pjesë e axhendës së takimeve të Presidentit Nishani me politikanët shqiptarë. Pavarësisht krizës së marrëdhënieve mes mazhorancës dhe kreut të shtetit, shkarkimi i Fullanit nga posti i Guvernatorit i ka vënë palët përballë faktit të kryer, për t’u ulur në tryezë. Kushtetuta saktëson se është kryeministri që i propozon Presidentit emrin e Guvernatorit. Por gjithsesi duke parë situatën e tensionuar, por dhe rrezikun që sjell kjo përplasje në sistemin financiar, palët tashmë kanë nisur të gjejnë zgjidhje.

Por zgjidhja duket se nuk do të mbetet vetëm te hapësirat ligjore, por dhe te shmangia e përplasjeve politike. Kjo ka qenë dhe temë e takimit të djeshëm mes Presidentit Nishani dhe kreut të demokratëve Lulzim Basha. Ku pavarësisht se opozita ka bojkotuar parlamentin, kundërshtimi i procesit, apo dhe i emrave që do të paraqiten mund të dëmtojë BSH në situatën e krijuar.

Takimi
Takimi i zhvilluar mes Nishanit dhe Bashës në Presidencë ka zgjatur për rreth 60 minuta. Përmes një komunikate për mediet nga ana e Partisë Demokratike, bëhet e ditur se Basha vlerëson rolin e Presidentit në funksion të ruajtjes së stabilitetit financiar në vend. Mësohet se gjatë këtij takimi Basha ka theksuar qëndrimin se garantimi i pavarësisë së BSh në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin, dhe qëndrueshmëria e politikës monetare, janë të një rëndësie jetike për ekonominë e vendit dhe të qytetarëve.

Procedura
Por pjesë e konsultimeve të presidentit, vecc anës politike ka qenë dhe ajo juridike. Menjëherë pas takimit nishani ka zhvilluar dhe një bisedë me kreun e Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori. Por pa dhënë një reagim se cila ka qenë tema e diskutimeve mes palëve. Presidenti më parë zhvilloi konsultime dhe me kryeministrin Rama.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën