Nishani: Këtë vit të hapen dosjet
...por duhet bërë edhe lustracion

Nishani: Këtë vit të hapen dosjet<br />...por duhet bërë edhe lustracion
TIRANE - 25-vjetori i rënies së diktaturës komuniste është vlerësuar nga Presidenti Bujar Nishani si viti më i përshtatshëm që më në fund edhe Shqipëria të mund të hapë dosjet e ish-sigurimit. Kreu i shtetit i sugjeroi parlamentit që të miratojë pa humbur kohë një ligj të gjerë për hapjen e dosjeve. Me këtë, presidenti i referohet ligjit të lustracionit, i cili jo vetëm do të hapte dosjet e drejtuesve dhe bashkëpunëtorëve të ish-sigurimit të shtetit, por rrjedhimisht kërkon edhe largimin e tyre nga postet publike.

Në këtë vit besoj është periudha më e mirë që parlamenti të miratojë një ligj të gjerë dhe të thellë për hapjen e dosjeve jo vetëm të drejtuesve të sigurimit të shtetit por edhe të gjithë bashkëpunëtorëve duke qetësuar njëherë e përgjithmonë zemrat e shqiptarëve. Është vit i përshtatshëm që parlamenti të bëjë ligj lustracioni me eksperiencën e atyre vendeve që e kanë aplikuar. Sado që të zgjatet në kohë, sado të vonohet ky proces Shqipëria do t’i hapë një ditë dosjet, jam i bindur për këtë. Është moment reflektimi nga të gjithë për të kompensuar kohën e humbur”, u shpreh kreu i shtetit.

Qeveria ka ndërmarrë nismën për hapjen e dosjeve përmes një projektligji të veçantë që shumë shpejt pritet të nisë diskutimet në komisionet parlamentare, ndërsa një grup deputetësh si Mesila Doda dhe Shpëtim Idrizi i PDIU-së kanë kërkuar një ligj lustracioni. Edhe pse sugjerimi i Presidentit të Republikës është për një ligj në të gjithë dimensionin e tij, duke përfshirë edhe lustracionin,  ky fakt nuk do të bëhet shkak për një përplasje të re mes tij dhe mazhorancës. Kjo pasi kreu i shtetit tha se do të dekretojë çdo ligj që do të jetë për hapjen e dosjeve.  Megjithatë ai sugjeroi që të kërkohet edhe gjykim për krimet që ka bërë ish-sigurimi i shtetit.

“Mund tu them me siguri që pavarësisht dimensionit që do të mbajë, një ligj që do të ketë hapjen e dosjeve do të ketë mbështetjen dhe firmën e presidentit. Por unë vetëm sugjeroj të jetë i gjerë, është koha që Shqipëria të kërkojë hetim dhe gjykim penal për mekanizimin e sigurimit të shtetit për krimet që ka bërë, por kjo mbetet në vullnetin e ligjvënësit. Do ta mbështesë çdo iniciativë pavarësisht sa do ta ketë në thellësi dhe gjerësi dimensionin e saj”, tha Nishani.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Uragani apokaliptik ‘Milton’ godet Floridën, mijëra njerëz në arrati! Shkencëtarët shtangen nga ndryshimi i forcës së tij: Moti s’po parashikohet më! (VIDEO)

Uragani apokaliptik ‘Milton’ godet Floridën, mijëra njerëz në arrati! Shkencëtarët shtangen nga ndryshimi i forcës së tij: Moti s’po parashikohet më! (VIDEO)