Presidenti Nishani shpreh ngushëllimet për ndarjen e parakoshme nga jeta të Ipeshkvit Lucjan Avgustini

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka shprehur ngushëllime për ndarjen e parakohshme nga jeta të Ipeshkvit të Dioqezës së Sapës si dhe Nënkryetarit të Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, Imzot Lucjan Avgustini:
 
“Me keqardhje të parrëfyeshme dhe dhimbje të thellë mësova për ndarjen e parakohshme nga jeta të mikut të shtrenjtë, klerikut të shquar, e bariut të dedikuar shpirtëror, i cili gjithë jetën dhe shërbimin e tij fetar ia kushtoi dedikimit ndaj Zotit dhe përkujdesjes për grigjën e besimtarëve në trojet shqiptare dhe kudo tjetër e thërriste detyra e shenjtë.
 
Me largimin e parakohshëm nga kjo jetë, Kishës Katolike në përgjithësi, dhe në veçanti, Konferencës Ipeshvnore të Shqipërisë do t’i mungojë së tepërmi ky prelat i devotshëm, dhe personalitet mbresëlënës i shqiptarisë, i cili duke ndjekur shembullin dhe veprën e Nënë Terezës, la gjurmët e veta të palshlyeshme bamirëse në Kosovë e në Shqipëri.
 
I përjetshëm qoftë kujtimi i Imzot Avgustinit dhe shpirti i tij i pastë dritë!
” – nëvizohet në mesazhin e Presidentit Nishani.

Redaksia Online
Shqiptarja.com