Nishani: KLD si kurrë më parë në
binarët e ligjit, pa emërime politike

Nishani: KLD si kurrë më parë në<br />binarët e ligjit, pa emërime politike
TIRANE – Presidenti Bujar Nishani, njëherësh kreu i këshillit të Lartë të Drejtësisë, tha nga mbledhja e radhës e këtij institucioni, se për hërë të parë KLD është vënë në “binarët” e ligjit, duke e krahasur me punën e viteve më parë...kur Nishani nuk ishte president.

Ai thotë se tashmë emërimet e gjyqtarëve nuk bëhen më në “dyert e partive politike”

Garantoj qytetarët, se për herë të parë, ky Këshill me punën e tij është kthyer në binarët e ligjit. Praktikat e mëparshme, këtë Këshill e kanë diskretituar. Proceset janë të tilla që shkojnë gjithmonë drejt perfeksionimit, por emërimet nuk bëhen më në dyert e partive politike. Nuk bëhen më siç përmendeshin në vlerësimet e raporteve ndërkombëtare deri para katër apo pesë vitesh. Puna e këtij Këshilli është vite drite larg me punën e Këshillit paraardhës. Por natyrisht ka edhe sfida”.  

Nishani tha gjithasht se KLD duhet të jetë në mbështetje të kryetarëve të Gjykatave të Shkallës së Parë dhe Apeleve në vendin tonë. “Por nga ana tjetër Kryetari i Gjykatës duhet të jetë i kujdesshëm më administrimin e Gjykatës. Kryetari i Gjykatës duhet t’i japi prioritet eksesit të publikut, për ta sjellë Gjykatën sa më afër qytetarëve”.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

'Po harxhon miliona euro për t’i burgosur në Shqipëri', Meloni replikon me ‘Sea Watch’: Çfarë skandali! Kjo qeveri po punon për të mbrojtur kufijtë dhe për të ndaluar trafikun e qenieve njerëzore

'Po harxhon miliona euro për t’i burgosur në Shqipëri', Meloni replikon me ‘Sea Watch’: Çfarë skandali! Kjo qeveri po punon për të mbrojtur kufijtë dhe për të ndaluar trafikun e qenieve njerëzore