TIRANË - Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka kthyer sërish në Kuvend ligjin për karrierën ushtarake, i votuar në seancën plenare të 12 qershorit 2014. Sipas argumentimit të dhënë, ushtrimi i kompetencave të dhëna nga Kushtetuta në kohe paqeje Kryeministrit dhe Ministrit të Mbrojtjes, nuk duhet të anashkalojnë funksion e komandimit dhe drejtimit të Forcave të Armatosura nga Komandanti i Përgjithshëm.
Presidenca e mbështet dekretin për rishqyrtim nga Kuvendi të ligjit “Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë” pasi ndryshimet sjellin shkelje të pikës së parë të nenit 85 për kompetencat e Presidentit.
Në lidhje me këtë Presidenca sqaron se Presidenti i Republikës, si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, ushtron të gjitha funksionet e kompetencat që kanë të bëjnë me Forcat e Armatosura, te cilat burojnë nga Kushtetuta dhe parashikohen shprehimisht nga ligjet që nuk vijnë në kundërshtim me të.
Më tej shtohet se Presidenti është zotërues i të drejtës së komandimit dhe drejtimit të të gjithë veprimtarisë të Forcave të Armatosura në kohë paqe dhe në kohë lufte. Në kohë paqeje, Presidenti i Republikës e ushtron komandimin dhe drejtimin e Forcave të Armatosura nëpërmjet Kryeministrit dhe Ministrit të Mbrojtjes, të cilët janë përgjegjës për ushtrimin e veprimtarisë së tyre të drejtimit përpara Kuvendit dhe Presidentit të Republikës.
Në këtë këndvështrim kushtetues, çdo iniciativë ligjore që ka të bëjë me komandimin dhe drejtimin e Forcave të Armatosura, karrierën ushtarake, statusin e ushtarakut etj, duhet detyrimisht të konsultohen paraprakisht me Komandantin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe të marrin dakortësinë e tij. Në të kundërt, këto veprime do të rrezikonin zinxhirin e komandim/kontrollit, kaq vendimtar për drejtimin në fushën e mbrojtjes së vendit.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com