Nishani kujtohet pas 102 vitesh 
për Boletinin, nderon dhe Moore
Moore: Ja pse e meritova titullin

Nishani kujtohet pas 102 vitesh <br />për Boletinin, nderon dhe Moore<br />Moore: Ja pse e meritova titullin
TIRANE - Atdhetari shqiptar nga Kosova Isa Boletini nderohet 102 vjet nga koha kur së bashku me Ismail Qemalin dhe patriotë të tjerë ngritën flamurin në Vlorë duke shpallur në mënyrë de fakto pavarësinë e Shqipërisë.
 
Në një ceremoni të posaçme në Pallatin e Brigadave, edhe në këtë 28 Nëntor të kthyer tashmë në traditë, presidenti Bujar Nishani dekoroi 14 figura të shquara të historisë sonë shqiptare që dhanë kontribut për Pavarësinë dhe çështjet kombëtare...Por ndërsa lista e emrave kryesohet nga patrioti i madh Isa Boletini me titullin e "Flamurit Kombëtar", ajo që ra në sy ishte edhe emri i ish-zyrtarit të lartë të departamentit Amerikan të Shtetit Jonathan Moore, aktualisht ambasador i OSBE-së në Bosnje. 
 
Me motivacionin e rolit të veçantë në miqësinë e popullit amerikan dhe shqiptarë si dhe ndihmesën e forcimit të demokracisë në vend, kreu i shtetit Nishani nderoi me titullin  “Gjergj Kastriot Skënderbeu” ish-drejtorin e DASH për Çështjet e Evropës Juglindore. Jonathan Moore është i vetmi në listën e 14 personaliteteve që Nishani i jep titullin “Gjergj Kastriot Skënderbeu". 

Por presidenti Nishani u tregua i kujdesshëm teksa nuk la pas edhe vlerësimin për kryediplomatin amerikan në Tiranë, ambasadorin Aleksandër Arvizu dhe rolin e tij 4-vjeçar në vendin tonë. 

Në përvjetorin e 102 të pavarësisë, kreu i shtetit nderoi veç Boletinit dhe patriotë të tjerë që luftuan për vendin, si Qemal Stafën, Mujo Ulqinakun, Hysni Lepenicën por edhe personalitete të tjera në fushën e letrave dhe gjuhës shqipe per kontributin në promovimin dhe ruajtjen e identitetit kombëtar, si Idriz Ajeti, Ali Aliu e të tjerë.

nishani

Ajo çka ra në sy në këtë ceremoni ishte prania e shumë figurave nga Partia Demokratike si Lulzim Basha, Sali Berisha, apo kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj dhe anëtari i këshillit bashkiak të Tiranëa Dhori Kule, njëherësh Rektor i Universitetit të Tiranës.

Lideri i opozitës Lulzim Basha ka mbërritur në ceremoni me disa minuta me vonesë, ndërsa u vu re dhe një lloj distance mes tij dhe ish-kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

berisha basha

Nishani dekoron Isa Boletin 102 vjet nga shpallja e Pavarësisë
Në fjalimin e nderimit me titullin e “Flamurit Kombëtar” Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani vlerësoi figurën e Isa Boletinit duke e cilësuar si babanë e kombit shqiptar, simbolin e shpalljes së pavarësisë dhe përfaqësuesin e Kosovës në Vlorë përkrah Ismail Qemalit më 28 Nëntor 1912. Por si për ironi të fatit Nishani vendos që të dekorojë Isa Boletinin me titullin e simbolit tonë kombëtar pas më shumë se një shekulli lënë në harresë. Në kohën kur disa nga emrat e firmëtarëve të aktit të pavarësisë së Shqipërisë janë vlerësuar me tituj nderi, për Isa Boletinin njohja e meritave dhe vlerave vjen shumë me vonesë.

“Dëshiroj të përcjellim për të gjithë shqiptarët kudo ndodhen një urim të përzemërt, gëzuar 28 nëntorin dhe të shfrytëzojmë rastin përmes vlerësimit dhe nderimit për disa nga personalitet e shquar të rrugës së gjatë të mundimshme të pavarësisë. Tashmë historia jonë po ndricohet çdo ditë e më tepër, dhe është pjesë e sakrificave të shqiptarëve ndër shekuj, që në faza të ndryshme të kësaj historie ditën të dalin mbi cdo interes për të cuar interesin kombëtar në vend”, tha kreu i shtetit nga Pallati i Brigadave. 

Titullin e mirënjohjes dhe nderimit për atdhetarin Isa Boletini e ka marrë kreu i Komunës së Mitrovicës. Agim Baftiri, i cili ndërsa shprehu falënderimet për këtë vlerësim u shpreh: “Jua kemi borxh për mot”

nishani

Moore: I nderuar për këtë titull. Arvizu kontribut në marrëdhëniet mes dy vendeve
“Kam kënaqësinë që në emër të të gjithë shqiptarëve, t’i adresoj një mirënjohje të veçantë zotit Jonathan Moore për kontributin e veçantë në forcimin e miqësisë midis Shqipërisë dhe SHBA-së dhe ndihmesën e çmuar të dhënë në forcimin e demokracisë dhe institucioneve të pavarura në Shqipëri”, tha Presidenti i Republikës.

Me marrjen e titullit “Gjergj Kastriot Skënderbeu” nga kreu i shtetit, Jonathan Moore shprehu falënderime për vlerëimin që Shqipëria e nderoi, por nuk la pa përmendur dhe kontributin që ambasadori Arvizu ka dhënë për vendin tonë.

“Jam vërtet falënderues që kam mundësi të jem në Shqipëri më 28 nëntor. Dëshiroj t’i bashkëngjitem asaj që tha Presidenti Nishani, ndihmën e jashtëzakonshme të ambasadorit Arvizu dhe kontributin që ai ka dhënë për marrëdhëniet mes të dyja vendeve”, u shpreh Moore. 

nishani

moore arvizu nishani


Lista e personaliteteve qe u dekoruan nga presidenti Nishani

Titulli "Flamuri Kombetar" - Isa Boletini

Titulli "Gjergj Kastriot Skenderbeu" - Jonathan Moore

Titulli "Nderi i Kombit"
Matteo Mandala
Mark Krasniqi
Idriz Ajeti
Ali Aliu
Ymer Dishnica
Hysni Lepenica
Safet Butka
Medar Shtylla
Abaz Kupi
Mustafa Gjinishi

“Dekorata e Artë e Shqiponjës”
Mujo Ulqinaku
Qemal Stafa

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?