Nishani letër Metës për ONM
Presidenti mbron Petrit Vasilin

Nishani letër Metës për ONM<br />Presidenti mbron Petrit Vasilin
TIRANË-Kreu i shtetit i del në mbrojtje ministrit Petrit Vasilit përsa i përket ligjshëmrisë së ONM-së.
 
Ai i ka dërguar një letër kryetarit të kuvendit dhe kryetarëve të grupeve parlamentare ku nxit parlamentin e partitë të rikthejnë reformën në ligjshëmrinë e saj dhe t’i kthejnë besushmërinë procesit.
 
“Është parimi i kushtetutshmërisë funksionale që më detyron mua të parin si President i Republikës dhe të gjithë organet dhe strukturat e parashikuara në kushtetutë, të zbatojnë drejtëpërsëdrejti Kushtetutën gërmë për gërmë”, 
shkruan presidenti në letër duke detajuar dhe funskionet që ka ONM sipas kushtetutës, nga të cilat Vasili pretendon se është devijuar.
 
Përballë ankesave të Vasilit se Ministria e Drejtësisë është anashkaluar nga kjo strukturë drejtuese e ndërkombëtare Nishani kërkon reagim: “Inkurajoj të gjitha palët politike që të marrin masat e nevojshme në respektim të ligjit themelor të shtetit, në një proces transaparent gjithëpërfshirës dhe të qendrushëm, me qellim kthimin e besushmërisë së publikut ndaj këtij procesi.” 

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Tërmeti i fortë shkund Tajvanin dhe lëkund kullat qindrakatëshe! Ja sa ishte forca sizmike dhe epiqendra

Tërmeti i fortë shkund Tajvanin dhe lëkund kullat qindrakatëshe! Ja sa ishte forca sizmike dhe epiqendra