TIRANE - Presidenti i Republikës Bujar Nishani përmes një mesazhi, ka uruar Presidentin francez François Hollande me rastin e Festës Kombëtare të Republikës Franceze.
Në letrën e tij, Presidenti Nishani teksa uron në emër të popullit shqiptar shtetin francez me rastin e Festës Kombëtare, nënvizon marrëdhëniet e mira mes dy vendeve duke shtuar se ka akoma hapësira për përmirësim.
Nishani ndër të tjera shpreh edhe mirënjohjen për mbështetjen e Francës në proceset integruese të Shqipërisë, mbështetje kjo sipas Presidentit e rikonfirmuar me marrjen e statusit të vendit kandidat.
Më poshtë letra e plotë e urimit të Presidentit Bujar Nishani:
“Shkëlqesia Juaj,
Festa Kombëtare e Republikës Franceze më jep rastin që në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, t’ju përcjell Juve dhe popullit mik francez, urimet më të sinqerta e të përzemërta!
Më lejoni, Shkëlqesi, të nënvizoj me kënaqësi marrëdhëniet shumë të mira midis Shqipërisë dhe Francës, një vend partner shumë i rëndësishëm i vendit tonë, si edhe t’ju rikonfirmoj vullnetin për forcimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve shumëplanëshe dhe në fusha të interesit reciprok për dy popujt tanë.
Ne çmojmë lart dhe shprehim mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Francës në procesin euro-integrues në të cilin vendi im është angazhuar, mbështetje që u rikonfirmua edhe së fundmi me marrjen nga Shqipëria të statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Evropian.
Duke ju siguruar për ndjenjat e miqësisë së thellë të popullit shqiptar, ju lutem pranoni, Shkëlqesia Juaj, shprehjen e konsideratës sime më të lartë!” shkruhet në mesazhin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.
Shqipëria në paradën “Një ushtri e fuqishme dhe moderne”
Shqipëria do të përfaqësohet në paradën “Një ushtri e fuqishme dhe moderne” nga ministrja e mbrojtjes Mimi Kodheli. Në këtë paradë do të parakalojë edhe flamuri ynë kombëtar. Për festimet e 100-vjetorit të Luftës së Parë Botërore, drejt Francës kanë udhëtuar 80 përfaqësues nga e gjithë bota, të cilët kanë qenë të përfshirë në një mënyrë ose tjetër në Luftën e Parë Botërore.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com