Nishani lule tek varri i Konicës në
SHBA, por eshtrat janë në Tiranë
Zogisti në Kishën e Fan Nolit- Nga A.Duka

TIRANE- Ka habitur shqiptarë dhe historianë vendimi i djeshëm i presidentit Bujar Nishani, për të nderuar varrin dhe eshtrat e Faik Konicës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, atje ku presidenti gjendet për vizitë.

Vizita e presidentit u planifikua paraditen e djeshme, ndërkohë që kreu i shtetit, në prani të dhjetëra njerëzve, vendosi një buqetë me lule në varrin e shkrimtarit, publicistit, diplomatit, dhe një ndër njerëzve më të vlerësuar nga koha e historia të viteve 35-40. Por, në Tiranë, menjëherë pas gjestit të presidentit Nishani, plasën komentet e para.

“Nuk dimë se në cilin varr vendosi kurorën me lule presidenti Bujar Nishani, pasi eshtrat e të madhit Faik Konica, janë kthyer prej vitesh në Shqipëri”, ishin perceptimet e qytetarëve fillimisht në rrjetet sociale, e mandej, edhe në ambiente debatesh intelektualësh dhe historianësh. Në fakt, eshtrat e Faik Konicës kanë ardhur në Shqipëri në vitin 1995, dhe mandej universitetit kryesor të Tiranës, në kodrat e liqenit, pas sheshit “Nënë Tereza” është edhe varri i Faik Konicës. Këtu, ndoshta do të duheshin vënë edhe buqetat me lule të qeveritarëve shqiptarë.

DEKLARATA E STUDIUESIT
“Eshtrat e Faik Konicës kanë ardhur që në vitin 1995 në Shqipëri dhe janë varrosur te Kodrat e Liqenit. Ndërkohë që në varrezat ku është edhe Fan Noli në Boston, janë disa hapa larg njëri-tjetrit, atje kanë lënë vetëm vendvarrimin dhe pllakën me emrin e tij, Faik Konica. Eshtrat janë marrë dhe janë sjellë në Shqipëri, ku është bërë dhe varri si dhe kanë sjellë dhe bustin e tij mbi varr”, thotë studiuesi Nasho Jorgaqi. “Nuk nuk kanë dashur shqiptarët që jetojnë në Amerikë ta heqin fare, por që të kishte një përkujtimore, që kush shkon për Fan Nolin të vendosin edhe një lule edhe te vend-varrimin i Konicës. Kur bëhet kjo vizitë te Fan Noli, të kujtohet edhe Faik Konica. Në fakt, shteti duhet të shqetësohet për atë që ka ndodhur pak kohë më parë: vjedhjen e pllakës së mermerit dhe prishjen e bustit që ka ndodhur në memorjanin e Faik Konicës në Tiranë. Nuk është se kjo ndodh për herë të parë: ka ndodhur në Shkodër te varri i Vaso Pashës, e Luigj Gurakuqit. Jo vetëm që janë dëmtuar këto objekte, por pranë tyre kanë hedhur edhe plehra. Mendoj se ky problem duhet të ngrihet si shumë shqetësues” thotë Jorgaqi. Por nga ana tjetër mendon se vizita e presidentit, nuk duhet të politizohet.

Homazhet
Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani ka filluar një vizitë disa ditore në SHBA. Ditën e djeshme, ai zhvilloi homazhe dhe vendosi kurora me lule në varret e Fan Nolin e vendprehjen e Faik Konicës. Ndërkohë gjatë vizitës së tij kreu i shtetit vlerësoi rolin e diasporës, madje, kishën shqiptare në Boston, të cilën e ka themeluar Fan Noli, e dekoroi edhe me urdhërin Gjergj Kastrioti Skënderbeu. “Shqiptarët, të bashkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe shqiptarët në Boston si një nga pjesët më aktive e saj, kanë qenë bashkudhëtarë në udhëtimin historik të Shqipërisë dhe të pranishëm në momentet kulmore të historisë sonë”, tha Nishani në Boston. E ndërsa është shprehur pozitivisht për ecurinë e komunitetit shqiptar atje, presidenti Nishani, ka vlerësuar harmoninë fetare që ekziston mes shqiptarëve, kudo ku ata gjenden. “Shqiptarët janë një komb i vogël, por me kulturë të madhe dhe virtyte të rralla që vijnë të trashëguara brez pas brezi nga lashtësia. Harmonia fetare, pranimi i tjetrit ndryshe, madje sakrifica për t’u gjendur pranë edhe në momente të vështira, gjuha dhe kultura jonë bëjnë të ndjehet krenar çdo shqiptar dhe unë dua t`ju shpreh mirënjohjen time të thellë që ju keni mundur t`i ruani me fanatizëm dhe t`i përcillni ato te të rinjtë”, tha Presidenti.
 

nishani

(Ne foto Presidenti Nishani tek varri i Faik Konices)

Shkrimi u publikua sot (24.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Aboneja falas për pensionistët dhe studentët, Veliaj: Tirana si familje, që kujdeset nga më të vegjlit deri te gjyshet dhe gjyshërit

Aboneja falas për pensionistët dhe studentët, Veliaj: Tirana si familje, që kujdeset nga më të vegjlit deri te gjyshet dhe gjyshërit