Nishani më radikal se PD, kërkon 
largimin nga Shqipëria të PAMECA-s

Nishani më radikal se PD, kërkon <br />largimin nga Shqipëria të PAMECA-s
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani është treguar edhe më radikal se Partia Demokratike, ndaj misionit të Bashkimi Europian në Shqipëri, PAMECA.

Qëndrimi i kreut të shtetit ka ardhur pas raportit të këtij misioni, që që kritikonte punën e Prokurorisë në lidhje me disa hetime.

Nishani arrin deri aty se të kërkojë nga BE që të marrë masa për këtë mission, duke nënkuptuar largimin nga Shqipëria.

Së pari më duhet të nënvizojë faktin se agjencitë ligjzbatuese në shtetin shqiptar për një periudhë shumë të gjatë në këto 25 vitet e fundit, kam pasur edhe një eksperiencë bashkëpunimi me organizata dhe institucione partnere, qoftë me ato të Bashkimit Europian, qoftë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës apo edhe në aspektin dy palësh me vende të Bashkimit Europian me vende anëtare dhe vende partnere. Nuk dua të përmend të gjitha eksperiencat, por kemi eksperienca shumë të mira gjatë këtyre viteve. Për sa i referohemi rastit të fundit të adresimit që vjen nga misioni PAMECA në drejtim të Prokurorisë Shqiptare, janë adresime të papranueshme. PAMECA ka dalë jashtë statusit të parashikuar për këtë mision për të cilën ajo ka ardhur në Shqipëri dhe duke dalë jashtë statusit ajo ka shkelur marrëveshjen me shtetit shqiptar”, ka thënë Nishani për ABC News.

Nishani vijon se “PAMECA e ka të përcaktuar misionin e saj. Është një mision asistencë pranë Policisë së Shtetit Shqiptar për çështje që lidhen me performancën dhe trajnimet, strukturat. Pra është mjaft e qartë statusi dhe marrëveshja e shkruar midis shtetit shqiptar dhe Bashkimit Europian në lidhje me Misionin PAMECA".

"Misioni PAMECA në rastin konkret duke iu adresuar çështjeve që shkojnë tek Prokuroria shqiptare ka dalë përtej statusit të saj, ka dalë përtej asaj ç’ka vetë Bashkimi Europian e ka ngarkuar këtë si mision apo stafin aktual të PAMECA-s ndaj unë mendoj që kjo është një çështje që i takon tashmë trajtimit të autoriteteve që kanë mbikëqyrjen dhe monitorimin e misionit të PAMECA-s në Bashkimin Europian por unë do të shfrytëzoj rastin për të nxitur dhe inkurajuar më tej institucionin e Prokurorisë së Shtetit Shqiptar veçanërisht në situatën ekstremisht shqetësuese të trafikimit dhe kultivimit të kanabisit që Prokuroria e Shtetit të mos përkulet ndaj asnjë lloj shantazhi apo debati të pavlefshëm, por ka sfidë shumë të madhe, posaçërisht Prokuroria e Shtetit Shqiptar ka një sfidë që duhet të fokusohet tek hetimi, zbërthimi dhe tek zhbërja e gjithë kësaj platforme dhe e rrjetit të krimit të organizuar që e ka kthyer Shqipërinë në një situatë problematike kryesisht me çështjet e stabilitetit social- shoqëror, stabilitetit politik, por edhe ekonomik ku kultivimi dhe për fatin e keq trafikimi i kanabisit por kthehet për fat të keq në rreziqe serioze të gjitha këtyre aspekteve që unë përmenda pak më parë dhe janë rreziqe që i kanosen gjithë qytetarëve, gjithë aktorëve dhe vetë aktorëve politikë.

Prandaj është momenti për në qasje të fortë, për një qasje shumë dimensionale në mënyrë të tillë që situata jo vetëm të mos agravojë por të marri përgjigjen e merituar në mënyrë që e nesërmja të jetë, një e nesërme krejt tjetër në raport me çështjen e krimit të organizuar dhe trafiqeve
”, vijon më tej Nishani.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Morali fake i gazetarëve inkuizitorë që janë opozitarë në Tiranë dhe qeveritarë në Prishtinë

Morali fake i gazetarëve inkuizitorë që janë opozitarë në Tiranë dhe qeveritarë në Prishtinë