TIRANE - Presidenti i Austrisë Heinz Fisher ka filluar një vizitë zyrtare në Tiranë, me fokus rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve. Fillimisht Fisher u prit në një ceremoni zyrtare në Presidencë dhe pas takimit, dy presidentët dolën në një konferencë për mediat. Presidenti Nishani ka zgjedhur t’i japë përgjigje edhe pyetjeve të sikletshme që erdhën nga gazetarët, në lidhje me konfliktin e hapur me opozitën. Nishani mes të tjerash e konsideroi reformën në drejtësi si tejet të rëndësishme për integrimin.
“E sigurova presidentin se biznesi austriak do të vazhdojë të gjejë një ambjent miqësor dhe se qeveria do të jetë krah tij nëpërmjet politikave letësuese, reformë në administratë etj. Vura në dukje dhe gjeta mirëkuptim se marrja e statusit këtë qersshor është ndalesa e radhës në itinerarin e saj europian. Është stimul inkurajues për të ardhmen. Shpreha vendosmërinë e qeverisë shqiptare për të vazhduar reformat në përgjithësi, me fokus të vecantë reformin e plotë të drejtësisë nëpërmjet një procesi transparent dhe duke e ruajtur nga ndikimet politike dhe grupeve të interesit”, u shpreh kreu i Shtetit.
Kreu i shtetit austriak Heiz Fisher, foli për reformat që i duhen vendit për të ecur përpara në rrugën e integrimit. Por nënvizoi se vendi e meriton statusin kandidat.
“Është shumë e rëndësishme në përpjekjet tona të përbashkëta, si është përmirësimi i klimës së investimeve, lufta kundër korrupsionit, vendosja e shtetit ligjor. Shqipëria po përpiqet të luajë rol të moderuar në rajon në marrjen e vendimeve dhe negociatave të ndryshme që bëhen, të njëtën gjë përpqen të bëjnë edhe vendet e tjera të rajonit në rrugën drejt integrimit”, u shpreh Fisher.
Presidenti Austriak po viziton Shqipërinë, sëbashku me një grup prej 70 sipërmarrësish austriak, për të shqyrtuar mundësinë e shtrirjes së bisneseve të tyre ne vend.
Nishani: Sipërmarrësit austriak histori sukesi në Shqipëri
Presidenti Nishani dhe homologu Fischer kanë marrë pjesë në forumin ekonomik Shqipëri-Austri
Në fjalën e tij Presidenti Nishani u shpreh se është i kënaqur nga ky sukses
“Investimet, gjaku jetësor për venat e ekonomisë.- tha Nishani
“Kur bëhet fjalë për mbarëvajtjen e një biznesi lojtarët që përcaktojnë fatin e tij, janë sipërmarrësi dhe konsumatori” tha Nishani duke theksuar se “Këta dy faktorë kanë nevojë për paqe dhe stabilitet, ambient pa1ësore me biznesin”.
“Bashkëpunimi austriak për zhvillim ka ndikuar ndjeshëm në zhvillin profesional, Sipërmarrësit austriak i kanë historitë e tyre të suksesit në Shqipëri”- tha Nishani
Shqipëria është një vend me stabilitet ekonomik. Këtë qershor presim marrjen e statusit kandidat të bazuar në meritë.
Duke folur për situatën në rajon Presidenti nishani tha se Ballkani është shndërruar në një vend të paqtë që i ka hapur rrugë bashkëpunimit rajonal.
“Vendet kanë një synim kryesore, integrimin Evropian” tha Nishani
“Pozicioni gjeografik i ka dhënë Shqipërisë statusin e portës hyrëse”- shpreh Nishani duke theksuar se projekti Gjeo-jonian dhe kanë një TAP rëndësi akoma më të madhe pas ngjarjeve në Ukrainë.
Bashkë me presidentin Fisher “Konstatuam vullneti për të intensifikuar bashkëpunimin shumëpalësh mes dy vendeve”-tha Nishani
Presidenti austriak:Duhet më tepër dialog mazhorancë-opozitë
“Austria dikur kishte një “tel gjembash” me vendet fqinje, tani nuk ekziston më, kjo ka çuar në rritje të GDP-së”-tha presidenti austriak
“Konkurrenca nuk fle, duhet t’i përgjigjemi kërkesave të konkurrencës”-theksoi Nishani duke shtuar se “Për të qenë sa më kompetitivë duhet të punojmë gjithmonë e më shumë me sistemin arsimor.”
“Shpesh përmendet se BE është shkaktar i krizës ekonomike, por ajo duhet të punojë çdo ditë për të plotësuar dëshirat e qytetarëve dhe për të luftuar burokracitë. Duhet të flasim hapur që të diskutojmë se ku qëndrojnë problemet.”- tha Fisher
Në përfundim të fjalës së tij Fisher ka bërë apel që të ketë më tepër dialog mes mazorancës dhe opozitës. “Nëse do kishte më tepër dialog mes mazhorancës dhe opozitës do të ishte më mirë”-tha ai.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO