Nishani-Mc Cormack, diskutohen  
rekomandimet e OSBE/ODIHR

Nishani-Mc Cormack, diskutohen  <br />rekomandimet e OSBE/ODIHR
TIRANE- Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, priti në një takim delegacionin e ODIHR të kryesuar nga Conny Mc Cormack, e cila kryesoi misionin e vëzhgimit të zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit.

Realizimi i zgjedhjeve të 23 qershorit dhe zbatimi i rekomandimeve të misionit OSBE/ODIHR me synim përmirësimin e zgjedhjeve të ardhshme, ka qenë tema në fokus të këtij takimi.

Pasi shprehu vlerësimin për rolin e shkëlqyer të Misionit të OSBE/ODIHR gjatë zgjedhjeve të fundit, Presidenti Nishani vuri në dukje se “zgjedhjet e fundit tejkaluan shumë nga problemet e shfaqura në të shkuarën dhe vendosën, në këtë mënyrë, standarde të larta, që, gjithsesi duhen avancuar duke zbatuar rekomandimet e OSBE/ODIHR-it”.
 
Nga ana e saj, Mc Cormack, nënvizoi se standardet avancohen në mënyrë të vazhdueshme përmes bashkëpunimit të të gjitha forcave politike me organizatat vendase dhe ndërkombëtare, dhe kjo përbën një komponent të rëndësishëm të reformës zgjedhore.
 
Duke e cilësuar njohjen e rezultatit të zgjedhjeve dhe tranazicionit të pushteteve si një sukses të klasës politike dhe shoqërisë shqiptare, presidenti Nishani shprehu besimin se vendi ynë do të kalojë me sukses edhe sfida të tjera që lidhen me përmirësimin e standardeve.


Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

5 netë 'roje' për të vrarë Eduard Reçin/ Shkëlqim Duka u fsheh te shkallët e një hoteli, autorët e dyshuar kyçin gojën në polici

5 netë 'roje' për të vrarë Eduard Reçin/ Shkëlqim Duka u fsheh te shkallët e një hoteli, autorët e dyshuar kyçin gojën në polici