SLLOVENI- Forcimi i bashkëpunimit Shqipëri-Slloveni në fushën ekonomike, në arsim, shkencë dhe kulturë, është angazhimi i përcjellë nga presidenti Nishani në Ljubjanë. Këtë e ka shprehur Kreu i Shtetit gjatë takimit me komunitetin shqiptar në Slloveni, ku ndodhet në një vizitë zyrtare i shoqëruar nga Zonja e Parë, Odeta Nishani dhe delegacioni shqiptar, me me ftesë të Presidentit, Borut Pahor.
Gjatë takimit me komunitetin shqiptar, presidenti Nishani vlerësoi angazhimin e shqiptarëve të Sllovenisë për ruajtjen e identitetit kulturor, traditave dhe gjuhën amtare. Ndërsa theksoi se në këtë vizitë do të përcjellë angazhimin e Shqipërisë për të vijuar rolin e saj konstruktiv në shërbim të paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm në rajon.
“Kjo vizitë do të shërbejë gjithashtu edhe për të forcuar bashkëpunimin në kuadër të integrimit evropian e të realizimit të projekteve madhore rajonale si Korridori Adriatiko-Jonian dhe gazsjellësi TAP, duke e çmuar përvojën pozitive të Sllovenisë si një shembull nga i cili vendi ynë mund të përfitojë shumë”, thuhet në njoftimin e presidencës.
Më tej takimi vazhdoi në formën e një bashkëbisedimi të hapur për çështje të ndryshme mbi zhvillimet e brendshme në Shqipëri, zhvillimet në rajon dhe perspektivën e marrëdhënieve shqiptaro-sllovene.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com