Nishani me kryeministrin slloven
‘Shqipëria,1 projekt,atë të integrimit’

Nishani me kryeministrin slloven<br />‘Shqipëria,1 projekt,atë të integrimit’
SLLOVENI - Gjatë vizitës së tij zyrtare në Slloveni, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani dhe delegacioni që e shoqëron u pritën sot edhe nga Kryeministri i Sllovenisë, Miro Cerar.

Duke u ndalur tek bashkëpunimi rajonal Kreu i Shtetit vlerësoi Procesin e Brdo-Brijunit për nxitjen që i ka dhënë veçanërisht bashkëpunimit rajonal si paraprirës i Takimit të Berlinit nëpërmjet gjenerimit të ideve për projekte madhore energjetike dhe infrastrukturore si dhe për frymën që ka përcjellë. Presidenti e siguroi bashkëbiseduesin se Shqipëria dhe shqiptarët kanë vetëm një projekt: atë të integrimit në Bashkimin Evropian.

Nishani e vlerësoi vizitën e Tij si shumë të rëndësishme për të konstatuar nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve mes dy vendeve tona si dhe për të gjetur rrugët për avancimin e tyre me fokus të veçantë bashkëpunimin ekonomik me qëllim që ai t’i përgjigjet nivelit të bashkëpunimit politik duke veçuar fusha si: energjia, infrastruktura, bujqësia, turizmi dhe arsimi si sektorë me mundësi të shumta, të cilat ofrojnë një hapësirë shumë të madhe bashkëpunimi.
 
Duke folur për bashkëpunimin mes dy vendeve tona në kuadër të integrimit evropian Presidenti, pasi shprehu mirënjohjen për ndihmesën që Sllovenia i ka dhënë Shqipërisë në procesin e reformave si dhe integrimin euroatlantik dhe liberalizimin e vizave, vuri në dukje se Sllovenia si një model pozitiv suksesi me dimensionet, afërsinë gjeografike dhe lidhjet tradicionale me Shqipërinë mund të shërbejë me përvojën e saj të vyer për përshpejtimin e procesit integrues.
 
 
Kryeministri Cerar pasi u dakortësua me Presidentin për nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve dhe mundësitë e zgjerimit të tyre, e siguroi për rolin e tij aktiv në mbështetjen e bashkëpunimit ekonomik në fusha të tjera me interes të ndërsjellë dhe mbështetjen e vazhdueshme për anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në Bashkimin Evropian si dhe nënvizoi se Sllovenia është e gatshme të ofrojë ekspertizën e saj në çdo moment që do të kërkohet nga institucionet shqiptare.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Nga Libani lëshohen 85 raketa drejt Izraelit! Burime për ‘Washington Post’: Përgjigja ndaj Iranit ende në fazën e planifikimit

Nga Libani lëshohen 85 raketa drejt Izraelit! Burime për ‘Washington Post’: Përgjigja ndaj Iranit ende në fazën e planifikimit