Nishani me Owen Jenkins: Sfida
për të ardhmen reforma në drejtësi

Nishani me Owen Jenkins: Sfida<br />për të ardhmen reforma në drejtësi
TIRANË - Presidenti i republikës Bujar Nishani gjatë takimit me Drejtorin e Departamentit të Ballkanit Perëndimor dhe Zgjerimit të Bashkimit Evropian, Owen Jenkins, ka bërë një paraqitje të arritjeve të Shqipërisë në procesin e reformave dhe sfidave të ardhshme në përpjekjet për konsolidimin e shtetit ligjor dhe demokracisë funksionuese.
 
Për këto arritje sipas Nishanit fokusi në mënyrë të veçantë mbetet te reformimi i drejtësisë, lufta kundër krimit dhe korrupsionit dhe ndërtimi i një administrate profesionale.

Më tej, Presidenti u ndal te roli i vendit tonë në mbështetje të stabilitetit dhe bashkëpunimit në rajon, te kontributi i dhënë në kuadër të NATO-s dhe në sfidat e sigurisë në botë dhe e siguroi bashkëbiseduesin se Shqipëria mbetet e vendosur të vazhdojë në të njëjtat linja të vazhdimit të reformave dhe në planin rajonal e më gjerë, ndërsa përfitoi nga rasti të falënderojë Britaninë e Madhe për mbështetjen edhe ndihmën e saj të vazhdueshme, si një partner me rëndësi të veçantë.

Jenkins, pasi u dakortësua me pikëpamjet e Presidentit, vlerësoi vendosmërinë e institucioneve shqiptare për vazhdimin e reformave, si edhe rolin e vendit tonë në rajon dhe në përballjen me sfidat e sigurisë në shkallë globale.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën