Nishani merr gradën “Doktor Nderi”
nga Universiteti më i vjetër i Stambollit

Nishani merr gradën “Doktor Nderi”<br />nga Universiteti më i vjetër i Stambollit
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani vijoi në Stamboll vizitën e Tij zyrtare ku u vlerësua me gradën “Doktor Nderi” nga Universiteti më i vjetër i Stambollit, duke zhvilluar një takim me përfaqësues të diasporës shqiptare në Turqi, si dhe bëri homazhe në varrin e Sami Frashërit.
 
Në kuadrin e vizitës në Universitetin më të vjetër të Stambollit, Rektori i parë i të cilit ka qenë Hasan Tahsini, Presidenti Nishani u prit nga Rektori i këtij Universiteti dhe akademikë e profesorë.
 
Pas prezantimit të Kreut të Shtetit shqiptar para trupës akademike e studentore, Rektori i këtij Universiteti i akordoi Presidentit Nishani “Gradën Doktor Nderi i Universitetit në Drejtësi”.
 
Më pas Presidenti Nishani mbajti një fjalë për auditorin, ku ndër të tjera shprehu keqardhjen dhe ngushëllimet për viktimat e akteve terroriste në Turqi.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Turqia në flakë, zjarret përhapen në provincën perëndimore të Izmirit! Evakuohen banorët

Turqia në flakë, zjarret përhapen në provincën perëndimore të Izmirit! Evakuohen banorët