Nishani merr mbështetjen e OSBE
për të çuar përpara reformat

TIRANE-  Presidenti i zgjedhur merr mbështetjen e OSBE-së në vazhdën e bashkëpunimit të kësaj organizate me zotin Bujar Nishani, kur ai drejtonte institucionet e Ministrisë së Drejtësisë dhe asaj të Brendshme.

Zyra e shtypit e presidentit të sapozgjedhur njoftoi për një takim të zhvilluar sot në mesditë mes zotit Nishani dhe ambasadorit të OSBE- Eugen Wollfarth. Gjatë takimit u vlerësua se bashkëpuni i kaluar është “një bazë të shkëlqyer për të vijuar me sukses bashkëpunimin edhe me institucionin e Presidentit të Republikës  për të ndikuar te forcat politike nër përfundimin sa më shpëjt të reformave në vend."- thuhet në njoftimin për shtyp

“Nishani dhe Wollfarth shprehën angazhimin për të punuar së bashku për krijimin e një mjedisi dhe klime bashkëpunuese mes të gjithë forcave politike në vend për të çuar përpara dhe konkretizuar përpjekjet për reformën zgjedhore dhe atë parlamentare, e po kështu edhe diskutimet për kufizimin e imuniteteve të deputetëve dhe të zyrtarëve të lartë, si dhe kryerjen e reformave në fushën e dretjësisë ku do të jetë i domosdoshëm kontributi i drejtpërdrejtë i komunitetit të gjygjtarëve dhe prokurorëve.”- thuhet në njoftimin për shtyp.

Presidenti i zgjedhur i Republikës Z. Bujar Nishani priti gjithashtu në takim Ambasadorin e Brazilit Z. Ruda G. Seferin. Ambasadori Seferin i dorëzoi Presidentit një mesazh urimi me rastin e zgjedhjes në këtë detyrë të lartë, nga Presidentja e Republikës Federative të Brazilit Znj. Dilma Rousseff.
Redaksia online
(sg/ns/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Deputeti Asllan Dogjani paraqitet në GJKKO për seancën paraprake! I pandehur për fshehje dhe mosdeklarim pasurie

Tiranë/ Deputeti Asllan Dogjani paraqitet në GJKKO për seancën paraprake! I pandehur për fshehje dhe mosdeklarim pasurie