Nishani merr mesazh urimi nga
Presidenti Obama‏ për Fiter Bajramin

Nishani merr mesazh urimi nga<br />Presidenti Obama‏ për Fiter Bajramin
TIRANE- Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka marrë një mesazh urimi nga Presidenti i SHBA Barack Obama për festën e Fiter Bajramit. Në mesazhin e dërguar kreut të shtetit shqiptar presidenti Obama shpreh urime për popullin shqiptar, duke u shprehur se ky muaj duhet të shërbejë për të ripërtëritur vlerat.
 
“I dashur Zoti President!
 
Në emër të popullit amerikan, ju shpreh Juve dhe popullit shqiptar urimet më të mira për Fiter Bajramin.
 
Gjatë muajit të shkuar, myslimanët anembanë botës ndanë traditën e Ramazanit me fqinjët e tyre ndërsa kërkonin lehtësim në besimin e tyre dhe ndihmonin ata që janë më të pafat. Shpresoj që kjo kohë e veçantë të sjellë për ju dhe njerëzit tuaj të dashur një mundësi për të ripërtëritur dhe ndarë këto vlerave.
 
Paçi paqe, shëndet dhe begati përgjatë vitit në vazhdim!
 
Sinqerisht, Barack Obama”, shkruhet në mesazhin e urimit drejtuar Presidentit Nishani.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni