Nishani merr pjesë në ceremoninë
e inaugurimit të Presidentit Erdogan

Nishani merr pjesë në ceremoninë<br />e inaugurimit të Presidentit Erdogan
TIRANË - Presidenti i Republikës, Bujar Nishani me ftesë të Presidentit të ri, Recep Tayyip Erdoğan mori pjesë sot në ceremoninë solemne të inaugurimit të Kreut të ri të Shtetit turk të zhvilluar në Ankara.

Pas ceremonisë së betimit në Parlamentin turk, Presidenti Nishani i uroi personalisht Presidentit të 12-të të Republikës së Turqisë, Erdoğan në Presidencën turke 'Çankay Köşkű', suksese në postin e lartë, duke e siguruar për vazhdimësinë e miqësisë dhe bashkëpunimit të shkëlqyer që karakterizon marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Turqisë.

Kreu i Shtetit shqiptar shprehu gjithashtu bindjen se gjatë mandatit të Presidentit Erdoğan bashkëpunimi dypalësh do të forcohet dhe konsolidohet edhe më shumë në të mirë të dy popujve dhe vendeve tona mike.

Më herët Presidenti Nishani kishte uruar përmes një mesazhi tashmë ish-Presidentin  Abdullah Gul dhe natyrisht edhe një mesazh urimi për Presidentin e ri Rexhep Erdogan.

nishani

nishani

Presidenti Nishani uron Erdoganin për zgjedhjen si President i Turqisë
Ndërsa ditën e sotme zhvillohet ceremonia e inaugurimit të presidencës së re turke me në krye Recep Tayyip Erdogan, homologu i tij shqiptar, Bujar Nishani pasi i ka dërguar një “mesazh vlerësimi” presidentit turk në largim Gul, gjithashtu ka bërë dhe një mesazh urimi publik ndaj Erdogan me rastin e zgjedhjes në detyrën e re.

Në mesazh Presidenti Nishani ka uruar në emër të të gjithë shqiptarëve Erdogan dhe gjithashtu ka shprehur besimin se me presidencën e këtij të fundit lidhjet e miqësisë dhe bashpunimi midis dy vendeve do të forcohen më tepër. Gjithashtu në fund të mesazhit të tij urues Presidenti Nishani ka vendosur të shprehë dhe konsideratën e lartë që ushqen ndaj homologut të tij turk.

Më poshtë urimi i plotë i Presidentit Nishani ndaj Recep Tayyip Erdogan
“I nderuar Zoti President, I nderuar mik
Zgjedhja Juaj në postin më të lartë, atë të Presidentit të Republikës së Turqisë më jep kënaqësinë e madhe që, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, t’ju dërgoj urimet më të mira e më të përzemërta për suksesin tuaj në këtë post të lartë!

Më lejoni, Zoti President, të shpreh besimin tim se, lidhjet e miqësisë dhe bashkëpunimit të shkëlqyer që karakterizojnë marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Turqisë, gjatë mandatit tuaj presidencial, do të forcohen dhe do të pasurohen më tej, në fusha të reja me interes të përbashkët, në të mirë të dy popujve tanë miq.

Duke shprehur bindjen në angazhimin dhe kontributin tonë të përbashkët në intensifikimin e bashkëpunimit shumëplanësh, si edhe duke ju uruar edhe një herë suksese në punën tuaj, ju lutem pranoni, i nderuar Zoti President, shprehjen e konsideratës sime më të lartë!” – theksohet në mesazhin e Kreut të Shtetit shqiptar.

Më poshtë mesazhi i plotë i Presidentit Nishani ndaj Abdullah Gül
“I nderuar Zoti Gül, I nderuar mik,

Me rastin e përfundimit të detyrës Suaj si President i Republikës së Turqisë, me kënaqësi të veçantë dëshiroj t’ju shpreh vlerësimin tim të thellë për bashkëpunimin e shkëlqyer që kemi pasur gjatë periudhës së qeverisjes suaj!

Dëshiroj, gjithashtu, t’ju shpreh në emër të popullit shqiptar, mirënjohjen e sinqertë për rolin e rëndësishëm që ju, një mik i shqiptarëve, keni luajtur, në zhvillimin e thellimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera dhe bashkëpunimit të sinqertë midis dy vendeve tona.

Duke ju uruar për shëndetin dhe lumturinë tuaj personale, dhe suksese të mëtejshme, ju lutem pranoni, i nderuar mik, shprehjen e konsideratës sime më të lartë!” – thuhet në mesazhin e Presidentit Nishani.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Marrëveshja me Italinë/ 'La Repubblica': Të mërkurën pritet të niset anija e parë me emigrantë drejt Gjadrit, por mund të jetë edhe udhëtimi i fundit! Çfarë mund të ndodhë?

Marrëveshja me Italinë/ 'La Repubblica': Të mërkurën pritet të niset anija e parë me emigrantë drejt Gjadrit, por mund të jetë edhe udhëtimi i fundit! Çfarë mund të ndodhë?