Nishani merr pjesë në Forumin
Evropian "Alpbach 2014"

Nishani merr pjesë në Forumin<br />Evropian
VJENE - Presidenti i Republikёs Bujar Nishani mori pjesё sot nё Seancёn e hapjes sё bisedimeve politike tё Forumit Evropian Alpbach 2014, i cili zhvillon punimet nё Qendrёn e Konferencave Alpbach.

Nё kёtё Sesion me temё ‘Politika nё udhёkryq” ishin tё pranishёm personalitete tё larta politike austriake, nga Bashkimi Evropian, nga vende anёtare tё Bashkimit Evropian dhe nga Evropa Juglindore, pёrfaqёsues tё medias dhe tё rinj tё ardhur nga vende tё ndryshme tё Evropёs. 

Tё pranishmit i pёrshëndeti Pёrfaqёsuesja e Lartё e Bashkimit Evropian pёr Politikёn e Jashtme dhe Sigurinё, Baronesha Catherine Ashton, Presidenti Federal i Austrisё Heinz Fischer dhe Presidenti i Forumit Alpbach, Dr. Franz Fischler.

Ndërkaq Presidenti Nishani do tё mbajё fjalёnn e tij nesёr nё panelin “Nga Pajtimi nё integrim: Kontributi i rinisё pёr njё tё ardhme tё pёrbashkёt”.

Nishani në Austri në forumin Kontributi i rinisë për të ardhmen
Presidenti Nishani është nisur drejt Austrisë për një vizitë zyrtare treditore pas ftesës së homologut austriak Franz Fischler. Kreu i Shtetit do të marrë pjesë në punimet e Forumit që do të mbahet në datat 24-26 gusht 2014 në Alpbach të Austrisë.

Heinz Fischer, Presidentii i Austrisë, do të mbledhë këtë vit në Forumin Europian të Alpbachut krerë shtetesh dhe personalitete të larta evropiane mes të cilëve Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Baronesha Ashton, , politikanë, ekonomistë, akademikë, të rinj, për të diskutuar dhe prezantuar pikëpamje dhe ide lidhur më çështje të ndryshme evropiane dhe globale.

Në ditën e dytë të Forumit, të hënën më 25 gusht, Presidenti Nishani do të marrë pjesë edhe në panelin e Forumit me temë “Nga pajtimi në integrim: Kontributi i rinisë për një të ardhme të përbashkët” ku do t’i drejtohet të pranishmëve me një fjalim të veçantë.

Presidenca bën me dije se gjatë qëndrimit në Alpbach, Nishani pritet të zhvillojë takime dhe bisedime dypalëshe me një sërë personaliesh të larta politike dhe ekonomike.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Veri Jug në Zall Herr, dhoma e zjarrit të nxjerrjes së rakisë

VIDEOLAJM/ Veri Jug në Zall Herr, dhoma e zjarrit të nxjerrjes së rakisë