Nishani mesazh urimi Presidentit të
sapozgjedhur izraelit Reuven Rivlin

Nishani mesazh urimi Presidentit të<br />sapozgjedhur izraelit Reuven Rivlin
TIRANE -  Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani i ka dërguar një mesazh urimi, Presidentit të sapozgjedhur izraelit, Reuven Rivlin. Në mesazhin e bërë publik, Nishani, teksa shpreh konsideratën për Rivlin, shpreh bindjen se marrëdhëniet dypalëshe do të konsolidohen edhe më tej.

“Më lejoni, Shkëlqesi, të shpreh besimin tim, se niveli i shkëlqyer që ka karakterizuar lidhjet tradicionale midis Shqipërisë dhe Izraelit, gjatë Presidencës Suaj do të konsolidohet e zhvillohet më tej, në dobi të dy popujve tanë miq, dhe  t’ju garantoj për përkushtimin tim dhe të institucioneve shqiptare në zhvillimin e mëtejshëm e të gjithanshëm të bashkëpunimit midis dy vendeve dhe popujve tanë.” Shkruan Nishani në mesazhin e tij.

Ndërkohë përmes një mesazhi tjetër vlerësimi, kreu i shtetit shqiptar Nishani i është drejtuar ish-Presidentit të Shtetit të Izraelit Shimon Peres pas dhënies së dorëheqies së këtij të fundit nga ky post.

Në këtë mesazh urimi, Nishani vlerëson edhe marrëdhëniest dypalëshe mes dy vendeve, ndërsa shpreh bindjen për nxitje të mëtejshme të bashkëpunimit të mëtejshëm në fusha me interes të ndërsjelltë.

"Dëshiroj, me këtë rast, të rikujtoj me kënaqësi takimin tonë të përzemërt në Izrael, gati një vit më parë, mikpritjen e ngrohtë e miqësore që ju më ofruat mua dhe delegacionit shqiptar, si një rikonfirmim të nivelit shumë të mirë dhe të konsoliduar të marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Shqipërisë dhe Izraelit, si edhe të shpreh bindjen për nxitjen e tyre të mëtejshme, në fusha me interes të ndërsjellë, në të mirë të dy vendeve tona mike." shkruhet në mesazhin e Presidentit shqiptar

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

DW: ‘Korridori 8’ në Ballkan, pengesë mëritë e vjetra

DW: ‘Korridori 8’ në Ballkan, pengesë mëritë e vjetra