Nishani – Kitaroviç: Dy vendet
kanë projekte të mëdha zhvillimi

Nishani – Kitaroviç: Dy vendet<br />kanë projekte të mëdha zhvillimi
Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka takuar sot Presidenten e re të Kroacisë Kolinda Grabar-Kitaroviç. Nishani e përgëzoi Presidenten Grabar-Kitaroviç për marrjen e detyrës, si dhe e falënderoi për ndihmën bujare që Kroacia ofroi për familjet e prekura nga përmbytjet e javëve të fundit në jugun e Shqipërisë, duke e quajtur atë një provë të qartë të miqësisë së sinqertë mes dy popujve dhe dy vendeve.

Të dy Presidentët theksuan nevojën e thellimit dhe forcimit të bashkëpunimit në kuadrin e nismave shumëpalëshe dhe rajonale, ku të dy vendet po luajnë një rol të rëndësishëm dhe gjithëpërfshirës.

Duke u ndalur në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, Nishani vlerësoi se Kroacia si një vend tashmë anëtar i BE duhet të bashkëpunojnë për të rritur mundësitë ekonomiko-tregtare mes dy vendeve.

Kreu i Shtetit evidentoi mundësitë reale që ekzistojnë në sektorët e energjisë, turizmit, infrastrukturës e bujqësisë, si dhe në kuadrin e projektit strategjik të gazsjellësit TAP. Të dy Presidentët theksuan mbështetjen për ndërtimin e korridorit Blu Adriatiko-Jonian, si një korridor që do të zhvillojë të gjithë rajonin.

Nishani vlerësoi gjithashtu rolin e rëndësishëm të Kroacisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor si dhe ndihmën e madhe që Kroacia po i jep Shqipërisë në rrugën e saj të integrimit evropian.

Sipas Nishanit Kroacia mbetet në rajon modeli më i mirë për t’u ndjekur në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian, duke shprehur besimin se ndihma e Kroacisë dhe e Presidentes Kitaroviç në mbështetje të Shqipërisë dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor nuk do të mungojnë.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Arben Meçe: Kupola drejtuese, fatkeqësia e PD-së! Miltantët janë distancuar prej tyre, duhet të japin dorëheqjen

Arben Meçe: Kupola drejtuese, fatkeqësia e PD-së! Miltantët janë distancuar prej tyre, duhet të japin dorëheqjen