SHKODËR - Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka marrë pjesë në 68-vjetorin e kryengritjes së parë anti-komuniste në komunën e Postribës në Rrethin e Shkodrës. Ai e ka vlerësuar ngjarjen e para 68-viteve në këtë zonë si një sfidë madhështore e monumentale me jehonë kombëtare.
“Jam i nderuar që jam pjesë e këtij aktiviteti përkujtimor”-u shpreh Presidenti Nishani duke shtuar se “Sot jemi mbledhur për të përkujtuar një sfidë madhështore e monumentale me jehonë kombëtare.”
Kjo revoltë u shtyp pa arritur që të marrë përmasat e parashikuara. Gjatë dhe pas kryengritjes u vranë dhe u pushkatuan pa gjyq nga regjimi komunist, 78 burra ndërsa u burgosën e u internuan mbi 1200 persona dhe dogjën e u sekuestruan shumë shtëpi e pasuri të tyre.
/Shqiptarja.com

VIDEO