Nishani në OKB: Shqipëria luftë
terrorizmit dhe ndihmë emigrantëve

Nishani në OKB: Shqipëria luftë<br />terrorizmit dhe ndihmë emigrantëve
Presidenti Bujar Nishani gjatë fjalës së tij në Organizatën e Kombeve të Bashkuara ka deklaruar se Shqipëria ka qenë është dhe do të jetë e angazhuar në luftën ndaj terrorizmit, krizën e emigrantëve apo edhe sfida të tjera me të cilat përballet bota.
 
Shqipëria mbetet besnike e Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe kontribuon maksimalisht për paqen dhe sigurinë.
 
Shqipëria mbetet e ndjeshme në të gjitha sfidat që përballet bota. Në qendër është vëmendja te njerëzit dhe sfidave që përballen.
 
Shqipëria e angazhuar për parandalimin e krizave, kontribut në stabilitetin dhe sigurinë rajonale. Zbatimi i angazhimit të Shqipërisë në fushën e sigurisë luan rol pro aktiv.
 
Shqipëria mbetet e angazhuar për kapërcimin e krizës së emigrantëve, i ka plotësuar të gjitha kërkesat që janë bërë në kohën e duhur.
 
Një tjetër sfidë është lufta ndaj terrorizmit, ku vendi im është i angazhuar. Sulmet terroriste që kanë goditur Francën, Turqinë apo vende të tjera, Shqipëria vlerëson rolin e OKB.
 
E konsiderojmë OKB, si aktor kyç në luftën ndaj terrorizmit. Shqipëria po organizon programe për të luftuar terrorizmin
".
 
Në fjalën e tij, Presidenti shqiptar ka kërkuar që Kosova të anëtarësohet sa më shpejt në të gjitha organizatat, pasi do të shërbejë për politikat e paqes dhe stabilitetit sidomos në rajonin e Ballkanit.
 
"Kosova ka shënuar arritje të jashtëzakonshme, në konsolidimin e institucioneve demokratike dhe një qeverisje dhe bashkëjetese multietnike.
 
Mbështesim dialogun mes Kosovës dhe Shqipërisë, të ndërmjetësuar nga BE dhe SHBA. Shqipëria do të mbështesë fuqizimin e njohjes së Kosovës në botë dhe në procesin e anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare, pasi do u shërbejë politikave dhe paqes në Ballkan"
tha ai.

Përsa i përket konfliktit në Lindjen e Mesme, Nishani u shpreh se procesi i paqes mund të arrihet përmes bisedimeve.
 
Kreu i shtetit shqiptar ka dënuar testet bërthamore në Korenë e Veriut duke deklaruar se kërcënojnë njerëzimin.
 
Në fund, Nishani u shpreh se Shqipëria mbetet e angazhuar në procesin e integrimit në Bashkimin Europian, pavarësisht BREXIT.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Kaosi dhe zjarri para Parlamentit, Kuvendi: Deputetët shkaktarë do paguajnë dëmin, do u mbahen nga paga! Karriget të paguara me taksat e qytetarëve, jo të tyret!

Kaosi dhe zjarri para Parlamentit, Kuvendi: Deputetët shkaktarë do paguajnë dëmin, do u mbahen nga paga! Karriget të paguara me taksat e qytetarëve, jo të tyret!