SHBA - Presidenti i Republikës, Bujar Nishani foli sot në Takimin e Nivelit të Lartë për Shtetin Ligjor në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB). Ai vlërësoi sundimin e ligjit si në nivel kombëtar ashtu edhe në nivel ndërkombëtar, ndësa hodhi njëkohësisht edhe akuza mbi Serbinë, e cila sipas tij duhet të merrte parasysh vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare mbi pavarësinë e Kosovës.
Në fjalën e tij të mbajtur në gjuhën angleze, Nishani tha se përkrah luftën e të gjithë popujve për liri anembanë botës që nga Siria deri në Mianmar. Çdo regjim që dhunon ligjin e lirisë, sipas Presidentit, duhet të japë llogari në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. "Historia e njerëzimit është në fakt edhe historia e evolucionit të ligjit dhe e marrëdhënieve të shoqërive me ligjin. Sa herë që ne kemi humbur vizionin për ligjin në nivel kombëtar dhe në nivel ndërkombëtar, jemi përballur me trazira, lufta dhe vuajtje. Çdo herë që i jemi përkushtuar ligjit dhe i kemi shndërruar në mbarëbotërore parimet e tij, kemi gjetur paqen, marrëveshjen dhe begatinë", theksoi kreu i shtetit.
“Ne e kemi demonstruar këtë në mënyrën më konkrete. Shqipëria mbështet parimin e juridiksionin ndërkombëtar.”, -u shpreh Nishani. Sundimi i ligjit, sipas presidentit Nishani, mbetet prioritet i Shqipërisë. "Në pikëpamjen tonë, Shteti i së Drejtës apo sundimi i ligjit është parësor për mirëqenien dhe mirëfunksionimin e shoqërive tona", tha Bujar Nishani.
Ndërkaq, kreu i shtetit nuk la pas edhe vështirësitë që kanë kaluar popujt duke mos zbatuar ligjin dhe duke mos respektuar shtetin e së drejtë, teksa përmendi edhe Shqipërinë në kohën e dikaturës.
"Populli shqiptar ka pasur një marrëdhënie të ndërlikuar me sundimin e ligjit. Zbatimi i shpërfytyruar i sundimit të ligjit dhe aftësia me të cilën ligji është zbatuar për t’u shërbyer koncepteve të drejtësisë së klasës sunduese, krijoi në Shqipëria njërën prej diktaturave më djallëzore të Evropës së pas Luftës së Dytë Botërore.", -nënvizoi presidenti.
“Në rajonin tim, atë të Ballkanit, popujt e etnive të ndryshme: shqiptarë, boshnjakë dhe kroatë kanë përjetuar disa nga luftërat më të tmerrshme në emër të nacionalizmit të keqpërdorur. Mendjet shoviniste përligjën ideologjinë e superioriteti të tyre mbi popujt e tjerë duke legjitimuar gjenocidet dhe masakrat që pasuan. Nuk është e lehtë ta kthesh këtë fakt në historinë e Ballkanit”, vijoi Presidenti.
Ajo që nevojitet, sipas tij, është miratimi i të gjithë popujve, i viktimave që kërkojnë drejtësi. “Është e natyrshme për ne që të respektojmë shtetin e të drejtës, si në nivel kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar. Shqipëria ka ndërmarrë hapa kyç për bashkëpunim me të gjitha vendet e rajonit dhe mbështet pa kusht nismat e BE-së”, u shpreh kreu i shtetit.
NISHANI: SERBIA S’MORI PARASYSH VENDIMET NDERKOMBETARE
Duke i mëshuar faktit se bashkëpunimi i të gjitha vendeve të rajonit sjell mirëqenien e shoqërisë në respekt të Shtetit të së Drejtës, Nishani hodhi njëkohësisht edhe akuza mbi Serbinë në raport me Kosovën. Sipas tij edhe Serbia duhet të merrte parasysh vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare mbi pavarësinë e Kosovës.
"Është për të ardhur keq që nganjëhere vendimet dhe mendimet e Gjykatave Ndërkombëtare nuk merren parasysh nga shtetet, të cilat i kanë ngritur dhe paraqitur fillimisht si çështje gjyqësore. Kështu ishte edhe rasti me mendimin këshillues të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi pavarësinë e Republikës së Kosovës”, -deklaroi kreu i shtetit. Nga ana tjetër, lidhur me këtë çështje, presidenti Nishani vlerësoi punën e bërë nga EULEX-i në Republikën e Kosovë, duke e konsideruar atë një kontribut shtesë e të çmuar ndaj paqes dhe sigurisë në rajon pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com