NJU JORK - Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka takuar shqiptarët e shoqatës “Vatra” në SHBA, duke vlerësuar se ky vit që nga takimi i mëparshëm, ka shënuar ngjarje historike për Shqipërinë dhe shqiptarët.
“Festuam Ditën e Flamurit më të lirë, më të begatë, më të gëzuar e më të bashkuar se çdo vit tjetër. Më 23 qershor Shqipëria zhvilloi zgjedhjet e përgjithshme parlamentare më të mira të historisë së saj pluraliste, të lira e të ndershme dhe sipas standardeve perëndimore. Këto vlerësime nuk i japim ne, por kështu i vlerësuan vëzhguesit dhe organizatat e specializuara ndërkombëtare. Në Shqipëri sapo ka filluar punën një qeveri e re, së cilës i duhet të punojë natë e ditë për ta çuar vendin tonë gjithnjë e më përpara duke vazhduar reformat e nevojshme për zhvillimin dhe begatinë e çdo qytetari shqiptar. Ne presim besimplotë të marrim statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian, bazuar në meritë, falë përmbushjes së rekomandimeve të Komisionit Evropian” -u shpreh Presidenti Nishani.
Kreu i Shtetit evidentoi gjithashtu faktin se gjatë këtij viti Kosova dhe Serbia zhvilluan bisedimet e lehtësuara nga Bashkimi Evropian dhe arritën një marrëveshje historike, ndërkohë udhëheqësit e të dy vendeve janë takuar e kanë biseduar duke dëshmuar se rajoni ynë i ka lënë prapa njëherë e përgjithmonë mendësitë e së kaluarës së hidhur duke e hedhur vështrimin tërësisht drejt integrimit të merituar në gjirin e familjes së madhe evropiane.
Në këtë kuadër, Presidenti Nishani nënvizoi se Kosova, e cila ka kaluar numrin 100 të njohjeve, është bërë pjesë e nismave të rëndësishme rajonale dhe më gjerë dhe po konsolidon bashkëpunimin me Bashkimin Evropian, nëpërmjet përgatitjes së Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit dhe zbatimit të kritereve të kërkuara për liberalizimin e vizave.
Kreu i shtetit u shpreh se ky realitet është bërë i mundur edhe në sajë të Federatës Mbarëshqiptare “VATRA” , e cila prej më shumë një shekulli ka luajtur dhe vazhdon të luajë edhe sot e kësaj dite një rol tejet të rëndësishëm për çështjen shqiptare.

(Ne foto:Presidenti ne takim me shoqatën Vatra)
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com