Nishani ngushëllon familjarët, i
kërkon qeverisë të marrë masa

Nishani ngushëllon familjarët, i<br />kërkon qeverisë të marrë masa
TIRANE- Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani ka shprehur ngushëllimet e tij familjarëve të dy punëtorëve që humbën jetën mëngjesin e sotëm në një galeri private në minierën e Fushë-Lopës në Martanesh.
 
Presidenti Nishani, në mesazhin e tij ngushëllues ka kërkuar dhe nga autoritetet qendrore që të rritin masat e sigurisë fizike të minatorëve, si dhe për shtimin e kujdesit social ndaj familjeve të kësaj kategorie.
 
Më poshtë mesazhi i plotë ngushëllues i Presidentit Nishani.
 

“Jam i pikëlluar për ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në Minierën e Fushë Lopës, në Martanesh ku fatkeqësisht humbën jetën dy minatorë, është një lajm i hidhur dhe tronditës jo vetëm për zonën, por për mbarë vendin!
I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe miqve të viktimave, u gjendem pranë në këto momente kaq të vështira, duke u lutur bashkë me ta që shpirti i tyre të gjejë paqen e merituar.
Njëkohësisht, kërkoj nga autoritetet qëndrore të punojnë pa u ndalur për rritjen e sigurisë fizike të minatorëve si dhe për shtimin e kujdesit social ndaj familjeve të kësaj kategorie që shpesh janë ballafaquar me rreziqe të larta, deri në humbjen e jetëve të të dashurve të tyre.
Ngushëllime të sinqerta!
Bujar NISHANI”

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Nga peshku te veza cilat janë ushqimet që forcojnë kujtesën dhe rrisin përqendrimin

Nga peshku te veza cilat janë ushqimet që forcojnë kujtesën dhe rrisin përqendrimin